Do rregullojmë rrugën dytësore, tregjet dhe… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do rregullojmë rrugën dytësore, tregjet dhe… –

11:20 | 04/05/2023
në Uncategorized
0

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me banorë të zonës së Kasharit, ku bisedoi me banorët për programin e tij.

Belind Këlliçi preku disa nga prioritetet, duke vënë theksin te transporti publik falas. Duke u ndalur në një stacion urbani krejtësisht të amortizuar, Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit, urbani do të jetë jo vetëm falas në qytet dhe në fshat, por njëkohësisht ky shërbim do të modernizohet.

“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë. Pra gjithçka është inekzistente dhe joefiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatrat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mëzezin, pa diskutim do të jetë autobusi pa pagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë, por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta…”, tha Këlliçi.

Infrastrukturë rrugore

Këlliçi premtoi edhe investime në infrastrukturën rrugore, duke evidentuar amortizimin e aksit dytësor përgjatë autostradës Tiranë-Vorë. Sipas Këlliçit, kjo rrugë do të rikonstruktohet, pasi u shërben banorëve dhe bizneseve të zonës.

“Dhe një nga problemet që kemi pasur, është dhe rruga dytësore në autostradë në fakt, që e kap Kashari, na ka ardhur si shqetësim, që ka të bëjë me vetë faktin, të gjithë bizneset përgjatë asaj rruge, paguajnë rregullisht taksa, ndihmojnë në ekonominë e qytetit dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ajo rrugë është në gjendje katastrofale, është e paimagjinueshme sesi mund të mbahet ajo rrugë në atë gjendje. Por pa diskutim prioriteti i bashkisë do të jetë edhe shtrimi i rrugës dytësore, sepse minimumi që i kemi borxh bizneseve është rruga”, tha Këlliçi.

Edhe në Kashar, mbetjet urbane rrinë me ditë të tëra pa u pastruar. Teksa ironizoi “VIP-at” që bëjnë fushatë për Erion Veliajn, Belind Këlliçi tregoi disa raste ku pirgjet e mbetjeve urbane, ndotin dhe krijojnë probleme për banorët në Kashar.

“Ç`janë këto pamje që i kanë lënë kështu, ç’është ky tmerr? Kapi pak të lutem me kamera këtu. Kapi pak këtu, Tiranën kryeqytetin evropian të pastërtisë, kapi pak. Këtu ku rrinë dhe fëmijët e vegjël. Këto janë pamjet e Tiranës dhe këto pamje mbështesin dhe këta artistët e këngëtarët që nuk jetojnë fare në Shqipëri e në Tiranë e që s`kanë lidhje, e që jetojnë nëpër vila private nga 1 milionë euro. Këto pamje mbështesin kur mbështesin kryetarin aktual të bashkisë. Kështu që kjo është një Tiranë që nuk e shohin qytetarët asnjëherë në media, asnjë herë në kamera. Ky që flet për pastërtinë në kryeqytet, ja ku janë fëmijët, ku kalojnë fëmijët e shkretë. Urdhëro ku jetojnë”.

Tregje dhe mbështetje për fermerët

Më tej, Belind Këlliçi foli edhe për programin e tij për fshatin, duke theksuar subvencionet për bujqësinë dhe ndërtimin e tregjeve për fermerët.

“Patjetër do të keni subvencione 7 milionë euro në vit për fermerët, jo vetëm zona e Kasharit por në të gjithë fshatin e Tiranës. Do të kemi 3 milionë euro për huamarrjen, do të kemi 10 mijë euro mbështetje për çdo fermer që do të nisë një biznes të ri, për bazë materiale, dhe do të kemi ngritjen e 15 tregjeve, me produkte bio, organike, të certifikuara, të prodhuara në fshatin e Tiranës, që në tregjet që ne do të vendosim për t’i shitur këto produkte, në momentin që fermeri do të shkojë në këto tregje që përcaktohen nga Bashkia e Tiranës në njësitë e Tiranës, do të kenë zero taksë bashkiake”, tha Këlliçi.

Apel socialistëve

Në një kohë që Erion Veliaj nuk del në përballje me të, edhe në Kashar, Këlliçi u bëri ftesë socialistëve të dalin në takimet e tij, për t`u ballafaquar në lidhje me situatën në Tiranë.

“Dhe kushdo, dhe socialistët, nëse nuk janë dakord me ne me programin tim, të vijnë të na takojnë, dhe të thonë Belind e ke gabim, dhe këtu në Kashar i ftojmë të vijnë ata që na ndjekin, dhe të thonë që këtu në Kashar është bërë ky investim nga Bashkia e Tiranës. Kështu që unë i ftoj të gjithë qytetarët të na ndjekin në rrugëtimin tonë. Të na ndjekin me ato pasqyrime që ne i bëjmë problemeve të qytetarëve, dhe sigurisht të bëhen bashkë me ne në 14 maj për të hapur një kapitull të ri për Tiranën”, u shpreh Këlliçi.

Transparencë me fondet

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës premtoi gjithashtu transparencë për përdorimin e buxhetit nga Veliaj gjatë këtyre dy mandateve.

“Taksat tona janë vjedhur. Ju jap fjalën se pas 14 majit në Bashkinë e Tiranës do të bëhet transparencë e plotë, audit i plotë, do të hapen të gjithë dokumentet, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre. Ku kanë shkuar taksat, ku kanë shkuar fondet, dhe ku janë çuar paratë tuaja. Duhet ta dini ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur dhe ky është një realitet i trishtë për të gjithë Tiranën”, tha Këlliçi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“S’ke b*thë t’i mbushësh…”, Luizi “kritikon ashpër” Kiarën –

Ja fjalët e para që mamaja e Luizit i tha nuses para dasmës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –

22:04 | 22/05/2026
Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

21:38 | 22/05/2026
Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

20:54 | 22/05/2026
Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

20:50 | 22/05/2026
Largimi është goditje e rëndë për studentët –

20:38 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –
  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –
  • Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh –

  • Largimi është goditje e rëndë për studentët –
  • “Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m –
  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com