Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar sëfundi rreth 20 faqe dokumenta, për padinë e bërë në SPAK kundër Sali Berishës, anëtarëve të familjes së tij dhe disa drejtuesve të lartë të PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari njofton se si bazë për kallëzimin në SPAK ka përdorur ‘skemën se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot.’
Më tej Kokalari flet për pazare mes Sali Berishës dhe eksponentëve të tjerë të PD-së nga njëra anë dhe mazhorancës socialiste nga ana tjetër, që sipas saj kanë rezultuar me përfitimin korruptiv të disa pasurive.
Akuza të forta Kokalari ka hedhur edhe ndaj Albana Vokshit, për ato që ajo i cilëson si “afera korruptive të së shkuarës, si pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.”
Në dokumentin e dorëzuar në SPAK nga Kokalari dhe të publikuar nga vetë aktivistja demokrate, flitet për përdorimin e Syri Tv për të bërë propagandë të hapur që i shërben korrupsionit të familjes Berisha. Kjo skemë sipas Kokalarit, shkel nenin 257, nenbin 245 dhe nenin 242 të kodit penal.
“Të gjitha faktet formojnë një skemë të integruar korrupsioni politiko-ekonomik ku marrja peng e partisë nga familja Berisha dhe instalimi i deputetëve për të mbrojtur interesat e tyre private si dhe perdorimi i Syri TV per te bere propagande te hapur qe i sherben korrupsionit te familjes Berisha, është mekanizmi kryesor. Kjo skemë shkel sistematikisht nenin 257, nenin 245 dhe nenin 242 të kodit penal”, thuhet mes të tjerash në dokument.
Reagimi i Kokalarit:
Kallëzimi në SPAK, me të gjithë dokumentat shoqërues, është gati 20 faqe.
Si bazë, kam pasur ndërtimin e skemës se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot. Gjithashtu, kam lidhur se si këto manipulime të vitit 2022 (Këshilli, Kryesia, FRPD, Primaret e Bashkive) kanë qenë baza e pazarëve që pasuan, dhe jo vetëm. (Kulla Malit)
Për aferet korruptive të së shkuarës, si shembull kam marrë pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.
Pra, kam ndërtuar pikërisht skemën se si marrja peng e PD-së lidhet direkt me korrupsionin e tyre të shkuar dhe aktual.
Bashkangjitur keni disa pjesë të kallëzimit, dhe provat se si u manipuluan zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, që është baza e mbajtjes së kontrollit të PD-së.
Pra, në 20 faqe kam përshkruar se si është ndërtuar sistemi korruptiv i sotëm. Mos dyshoni, e njëjta situatë është edhe në PS, dhe pas klanit të Berishës, do të merremi me ata të anës tjetër.
Por sot, për t’u marrë me PS-në, pengesë kryesore është familja Berisha dhe këta që i mban rrotull.
Disa nga pikat dhe faktet e kallëzimit i gjeni më poshtë:

gijotina.com/








