Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë dorëzuar një peticion në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në RMV, Denion Meidani.
Gazetari i “Macedonia Press” dhe një nga nismëtarët e peticionit, Nevrij Ademi, ka zbuluar se janë mbledhur dy mijë firma. Studentët kanë kërkuar edhe takim me ministrin Hoxha, por sipas kabinetit ai ka qenë në një udhëtim zyrtar.
”Kemi pasur një ambasador që është kujdesur për shqiptarët dhe të bësh këtë, në këtë moment kur studentët janë çuar në këmbë, paramendoni se sa ‘goditje’ është për studentët”, u shpreh Ademi.
Gazetari shton edhe se Meidani nuk kishte dijeni për peticionin dhe pretendon se ai e ka marrë vesh nga statuset online. Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare sa i përket dhënies së provimeve të jurisprudencës në shqip.
gijotina.com/








