Djemtë çamë ta dinë që Rama dhe Thaçi nuk e zhveshin pallën për Çamërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djemtë çamë ta dinë që Rama dhe Thaçi nuk e zhveshin pallën për Çamërinë

14:19 | 30/11/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

E patë ju, djemtë e Çamërisë, festën e Flamurit dhe 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë? Asnjëri nuk e përmendi Çamërinë, as kontributin e çamëve për shpalljen e pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. E dëgjuat Metën, Ramën dhe Thaçin të përmendnin kontributin e shqiptarëve të Malit të Zi, Preshevës, Maqedonisë, Kosovës dhe siasporës, por  askush nuk bëzani për shqiptarët e Çamërisë, rolin e burrave si: Kristo Meksi, Aristidh Ruci, Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati, Avni bej Delvina. Të paktën këta burra ishin zyrtarisht përfaqësuesit e viseve të Çamërisë, Janinës e Delvinës në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912.

Por, askush nga politikanët, kryetarë shteti dhe kryeministra nuk i përmend. Nga kush kanë frikë? Nga Greqia e Dules, Anastasit, Belerit? Turp, Turp! Prandaj, ju, djemtë e Çamërisë thirrini mendjes dhe bëhuni bashkë, lërini mëritë politike, sepse askujt s’i ha palla nga politikanët e sotëm për Çështjen Çame. A e dini sa vlen Çështja Çame për Ramën, Metën dhe Thaçin? S’ka nevojë për shifrën, mjafton të ridëgjoni fjalimet e tyre.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E çfarë është Çështja Çame për politikanët në qeveri andej dhe këtej kufirit, qoftë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni? Është Çështje që ata nuk duan t’ia dinë, sepse kanë frikë mos i mbetet hatri Greqisë dhe nuk shkojnë me pushime verore. Apo mos mbetet ligsht Nikos Kotzias dhe nuk ua shtrëngon dorën.

Festojnë pushtetarët me flamur e për flamur, por nuk përmendin burrat e vërtetë të Çamërisë që sakrifikuan çdo gjë për pavarësinë e Shqipërisë. Njëri bërtet se mos të ishin ata të anës së tyre nuk do të bëhej Shqipëria e pavarur, tjetri çirret, jo bre ata tanët ishin më trima e burra, por të mjerët harrojnë se ata shqiptarë, qoftë andej e këtej kufirit shtetëror nuk nënshkruan aktin e pavarësisë e luftuan për të rrahur gjoksin, por sepse donin të ishin të lirë, me kombësi e gjuhë më vete.

Kryeministrit Rama Çështja Çame i duhej, vetëm atëherë kur ishte në hall, tani ka filluar të merret me çështje personale, duke dërguar sms për braktisjen e Çështjes Çame, madje arrin sa t’u thotë vartësve të tij që atij dhe këtij nuk duhet t’u dërgojnë ftesa më 28 nëntor. Mjerë kombi që pret zgjidhje afatgjatë nga njerëzit që merren me fcb dhe sms.

I përmendi Hashim Thaçi të gjithë , duke falënderuar në fjalimin e tij nga diaspora, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Mali i Zi, por nuk e përmendi Çamërinë. Përse? Vallë mos e harroi? Jo, nuk besoj që një njeri që thirret Komandat i Përgjithshëm i UÇK-së, që kishte në betimin e saj çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve të harrojë tokën e bekuar të Çamërisë. A mendoni se Thaçi i diplomuar në histori të harronte në falënderimin e tij me rastin e 105 të Pavarësisë në Vlorë termin “Çamëri”? Po bre, burra si Hashim Thaçi do mund të harrojnë udhëtimet me aeroplan për në Athinë, për një kafe me grekët?

Nejse, puna është se gjithnjë këshillat e pleqve vlejnë dhe ata kanë thënë: “Gomarin e nxjerr vetë i zoti nga balta”. Dhe djemtë e Çamërisë që janë të shumtë, punëtorë, të pasur t’i lënë mënjanë mëritë personale, por t’i përvishen punës për Çështjen Çame, çështjen e tyre, pasi nëse presin nga pushteti andej dhe këtej kufirit, Çamëria është e shitur dhe e harruar për disa shtëpi pushimi andej nga Kalkidhikia.

Etiketa: arben llallaÇeshtja çamedita e pavaresiseDjemtë çamë ta dinë që Rama dhe Thaçi nuk e zhveshin pallën për Çamërinëedi ramaHashim ThaciKalkidhikiNikos Kotziaspalla

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mes magjive të botës, National Geographic zgjedh Shqipërinë si një nga destinacionet e 2018-s

Mes magjive të botës, National Geographic zgjedh Shqipërinë si një nga destinacionet e 2018-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com