Ditmiri që u kthye Dhimitër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditmiri që u kthye Dhimitër

19:31 | 22/03/2016
në Uncategorized
0

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati nuk guxoi të përmendë çështjen çame në Athinë. Bushati, u takua me krerët e lartë të shtetit grek, por bisedat ishin fokusuar vetëm tek zgjidhja e krizës së refugjatëve. Ministri nuk guxoi me sa duket të përfshijë në agjendën e  bisedimeve me autoritet greke çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve. Ditmiri nuk ka tentuar për asnjë moment të flasë për çështjen çame, atë pjesë të popullsisë shqiptare që vazhdon të jetë e cënuar në të drejtat themelore nga shteti grek.

Guximi i Ditmirit përballë grekëve ka shkuar vetëm tek një ngacmim i lehtë për ligjin e luftës. Ka kërkuar nga Presidenti dhe ministri i Jashtëm grek heqjen e tij. Ata e patën të vështirë ta përballojnë këtë “sulm” të kreut të diplomacisë shqiptare duke sqaruar se dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe ligji i luftës bëhet kështu i pavlefshëm. Ditmiri nuk guxoi ta vazhdojë më tej atë që nisi, të thotë se është ky ligj që ndërthuret e mban peng zgjidhjen e çështjeve të tjera shumë sensitive, si për shembull pronat e çamëve. Por, Ditmiri dredhoi. Ajo që mbeti ishte fakti se nëse Ditmiri dhe zyrtarët e tjerë të shtetit shqiptar nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen e shtetasve të tyre, ka shumë pak shanse të japin kontribut për çështje që kanë përfshirë shtetet më të fuqishme të botës, siç është kriza e refugjatëve.

Vetëm dje, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkoi ministrit Bushati të shprehet qartë dhe hapur për zgjidhejn e çështjes çame. Para se Bushati të nisej për takim me Kotzias, ju bë e qartë se çështja çame është pjesë e programit të qeverisë. Idrizi i kërkoi ta trajtojë gjerësish, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, i cili duhet të udhëheqë bisedimet në Athinë u shpreh Idrizi. “Jam besimplotë se ju do të ktheheni në Tiranë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë me emrin Ditmir e jo si Dhimitër”, pati theksuar Idrizi me ironi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por Ditmiri nuk mundi të heqë drojën e inferioritetin përballë autoriteteve greke. As e zuri në gojë çështjen çame. Kotzias është takuar me Dhimitrin e jo Ditmirin, ashtu si i pati thirrur edhe në Tiranë në konferencën e përbashkët për shtyp. Ky i fundit e pranoi me kënaqësi lapsusin me emrin e tij. Tani, shqiptarët të bëhen gati për të pritur Ditmirin që në Tiranë mbërrin si Dhimitër.

 

Etiketa: Çeshtja çameDitmir Bushatiministri i jashtem grekNikolas KotziasShpetim Idrizi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Atdhetarë si Luli dhe Strazja. Takime me lobin grek në SHBA

Atdhetarë si Luli dhe Strazja. Takime me lobin grek në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –

18:42 | 19/12/2025
Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

18:28 | 19/12/2025
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

18:12 | 19/12/2025
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi –

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi –

18:00 | 19/12/2025
400 MLN lekë tendera ilace dhe ushqim për kafshët –

400 MLN lekë tendera ilace dhe ushqim për kafshët –

17:48 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –
  • Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –
  • Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –
  • Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi –
  • 400 MLN lekë tendera ilace dhe ushqim për kafshët –
  • Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –
  • Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com