Ministri i jashtëm Ditmir Bushati nuk guxoi të përmendë çështjen çame në Athinë. Bushati, u takua me krerët e lartë të shtetit grek, por bisedat ishin fokusuar vetëm tek zgjidhja e krizës së refugjatëve. Ministri nuk guxoi me sa duket të përfshijë në agjendën e bisedimeve me autoritet greke çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve. Ditmiri nuk ka tentuar për asnjë moment të flasë për çështjen çame, atë pjesë të popullsisë shqiptare që vazhdon të jetë e cënuar në të drejtat themelore nga shteti grek.
Guximi i Ditmirit përballë grekëve ka shkuar vetëm tek një ngacmim i lehtë për ligjin e luftës. Ka kërkuar nga Presidenti dhe ministri i Jashtëm grek heqjen e tij. Ata e patën të vështirë ta përballojnë këtë “sulm” të kreut të diplomacisë shqiptare duke sqaruar se dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe ligji i luftës bëhet kështu i pavlefshëm. Ditmiri nuk guxoi ta vazhdojë më tej atë që nisi, të thotë se është ky ligj që ndërthuret e mban peng zgjidhjen e çështjeve të tjera shumë sensitive, si për shembull pronat e çamëve. Por, Ditmiri dredhoi. Ajo që mbeti ishte fakti se nëse Ditmiri dhe zyrtarët e tjerë të shtetit shqiptar nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen e shtetasve të tyre, ka shumë pak shanse të japin kontribut për çështje që kanë përfshirë shtetet më të fuqishme të botës, siç është kriza e refugjatëve.
Vetëm dje, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkoi ministrit Bushati të shprehet qartë dhe hapur për zgjidhejn e çështjes çame. Para se Bushati të nisej për takim me Kotzias, ju bë e qartë se çështja çame është pjesë e programit të qeverisë. Idrizi i kërkoi ta trajtojë gjerësish, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, i cili duhet të udhëheqë bisedimet në Athinë u shpreh Idrizi. “Jam besimplotë se ju do të ktheheni në Tiranë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë me emrin Ditmir e jo si Dhimitër”, pati theksuar Idrizi me ironi.
Por Ditmiri nuk mundi të heqë drojën e inferioritetin përballë autoriteteve greke. As e zuri në gojë çështjen çame. Kotzias është takuar me Dhimitrin e jo Ditmirin, ashtu si i pati thirrur edhe në Tiranë në konferencën e përbashkët për shtyp. Ky i fundit e pranoi me kënaqësi lapsusin me emrin e tij. Tani, shqiptarët të bëhen gati për të pritur Ditmirin që në Tiranë mbërrin si Dhimitër.
O ky seshte burre. Po si more i pacipe nuk fole per camerine aty. Do ju denoje historia ju njerez gjakprishur. Turp.
Kane frike nga hijet, çameria gjaku qe nuk falet