Ditari i tartabiqeve i Gaz’ Kapllanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditari i tartabiqeve i Gaz’ Kapllanit

13:00 | 09/05/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Nuk më shqiten nga mendja ata buburrecë të kuq, të mëdhenj sa një hurmë arabie që përshkronin atë odë bodrumi në një pallat të Athinës. Djemtë ishin lodhur në betejën e tyre kundër insekteve dhe i kishin dhënë dum t’i trajtonin si kafshë shtëpiake. Banesën të vendosur në katin nën tokë e mbanin akull, sepse njëri prej tyre ishte sanitar në spital dhe kishin dezinfektues me shumicë. Gjithsesi kandërat duhet të kishin pësuar një farë mutacioni përderisa nuk i gjentë gjë dhe kalonin me shpejtësi nga njëri kënd në tjetrin. Qëndroja me këmbët mbledhur sipër një kanapeje, ku edhe do të flija. Pinim birra, hanim qofte dhe shishqebap. Kisha refuzuar gotën me ouzo, sepse nuk e duroja dot aromën. Në televizor jepej “Kumbari”, kurse çunat me zor qëndronin ndjenjur, pasi ishin bërë telef dhe të nesërmen do çoheshin herët. Po më bënin nderin mua dhe luftonin të mbanin qepallat ngritur duke tërhequr me zhurmë ngërqe birre.

Teksa ora po i afrohej 11-tës dikush hyri drejt e në dhomë. Ishte një djalë që njoftoi se të nesërmen në orën 05.30 të mëngjesit aty afër shkarkohej një kamion me qelqurina dhe kishte nevojë për punëtorë. Pesë mijë dhrahmi ishte haku i punës, por dhe ndonjë birrë kishte me dalë. Të gjithë ishin të zënë me punët e tyre, ndaj më shinin mua që mbllaçisja qofte. Djali i hallës, ku isha mysafir më cyti: “Po shko o burrë, se pesë mijë dhrahmi nuk janë pak. Qelqurina janë…”. Gjendesha në Athinë për pak ditë, sepse duhet të shkoja në një konferencë në Kimotini. E kisha marrë udhën me autobuz dhe më ishin bërë kockat për t’i mbledhur me kaci si thoshte nëna ime.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Mirë më, po shkoj…”, tek e fundit shoh si punojnë refugjatët. Ishte viti 1995 dhe pesë mijë dhrahmi ishin pesë mijë, jo shaka. Çohem që pa gdhirë dhe më korrektë se gjermanët nisëm të shkarkojmë. Kutitë ishin të lehta dhe me sa kuptova duhet të tregonim kujdes mos të thyenim gjë. Ai çuni që më mori në punë me zor tërhiqte këmbët dhe duart i punonin sikur t’i kishte me ndryshk. Unë isha i zhdërvjellët dhe nxitoja. Më rrinte mendja tek pesëçja që do merrja dhe tek ajo birra pas pune. (Çfarë njerëzish paskemi qenë që e donim një birrë qyl në pikë të sabahut!) Ndërsa shkarkoja kutitë, djali që më shndërroi në doker më ndali:

– Ore, i lojtur je ti që i jep kaq shpejtë?

– Pse? Të mbarojmë punë e të ikim…

– Jo ore, do rrimë deri në 09.00 se s’bën, se nuk të jep paret ky. Thotë që paska qenë punë e lehtë… ah, mër teveqel që nuk i njeh grekët hiç!

Ndala së dhëni krahëve dhe mësova ta shkarkoj kamionin e qelqurinave si ato filmat që ngadalësojnë pamjet. I ndryshka dhe unë krahët, por ama në orën 09.00 mora pesë mijë dhrahmitë e mia të para dhe të vetme, ndërsa pija një birrë të ftohtë.

Kjo është dita ime e refugjatit, sepse kam qenë me fat që nuk emigrova. Kam hequr të tjera halle, por refugjatin deshi Zoti dhe nuk e bëra. Ndryshe nga Gaz’ Kapllani pashë gjëmën e ’97, por kufirin 12 orë në këmbë mes dëborës dhe ujqërve të malit kurrë nuk e mora, megjithëse sot më pëlqejnë shëtitjet në mal dhe ngjitjet. Gazi e ka bërë. La Lushnjen dhe u hodh në kërkim të begatisë, veshjeve shumëngjyrëshe, femrave që ta japin me një të shkelur të syrit, por në fakt përfundoi në një kamp ku njerëzit jetonin në një stallë dhe nxirrnin në pah instiktet, thua se ishin pjestarë të një eksperimenti nazist.

Kanë kaluar 27 vjet nga ato kohë aq fatkeqe, ku qënia njerëzore i ngjan bishës së pyllit, por sot Gazi të kthen në ato ndjesi, ku të vjen turp për veten, por turp edhe për tjetrin që të nëpërkëmbë aq keq. Turp për padijen, skamjen, urinë, turp për ata që nuk ta zgjasin copën e bukës, por ta hedhin mes një turme të barktharësh.

Këtë has, teksa lexon “Ditar i shkurtër kufinjsh”. Vetëm se në këtë libër gjen robin e bërë njësh me turmën, ashtu si gjen në faqen tjetër publicistin, shkrimtarin, filozofin. Është një libër që e lexon me shpjetësinë e atyre buburrecave të kuq që përshkruanin atë odë bodrumi, në të cilën unë i krenohesha atyre burrave punëtorë dhe ndershëm me badge-in që kishte një foto, emrin tim dhe fjalën “reporter”. Jo gjithkush meritonte në ato kohë të quhej gazetar. Reporter ishte një shkallë më poshtë, por ama një shkallë më lartë se ata që i binin kazmës ditën dhe flinin me tartabiqet natën.

Etiketa: badgebarktharëDitar i shkurtër kufinjshditariDitari i tartabiqeve i Gaz’ KapllanitEnkel DemiGazmend Kapllanireportertartabiqet

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë/ Dy makina përfshihen në aksident, plas sherri mes drejtuesve të mjeteve (film)

Tiranë/ Dy makina përfshihen në aksident, plas sherri mes drejtuesve të mjeteve (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

12:18 | 25/12/2025
Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

12:10 | 25/12/2025
Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

12:00 | 25/12/2025
Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

11:30 | 25/12/2025
Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

11:26 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –
  • Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –
  • Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –
  • Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –
  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com