Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike e nisën protestën para ministrisë së Shëndetësisë, duke vijuar më pas në ministrinë e Arsimit dhe asaj të Brendshme si dhe para bashkisë së Tiranës. Ata kërkuan dorëheqjen e ministrave, Ilir Beqaj, Lindita Nikolla dhe Saimir Tahiri duke i akuzuar për korrupsion.
Protesta nisi në orën 11:00 fillimisht para institucioneve më pas marshuan drejt kryeministrisë.