Diskutimet për paketën, sa do rritet kufiri i tatimit të pagës dhe niveli i ri i dividendit, taksë e re për personat fizikë tregtarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diskutimet për paketën, sa do rritet kufiri i tatimit të pagës dhe niveli i ri i dividendit, taksë e re për personat fizikë tregtarë

17:10 | 06/10/2018
në Uncategorized
0

Shoqatat e biznesit janë në diskutime me Ministrinë e Financave lidhur me paketën e re fiskale për vitin 2019, ku po shqyrtohen ndryshime në ligjin për të ardhurat, procedurat tatimore, TVSH, akcizat.

Dy ndryshimet kryesore në ligjin për tatimin mbi të ardhurat lidhen me rishikimin e normës së tatimit mbi dividentin dhe kufirit të tatueshëm të pagës. Konkretisht, synohet ulje e tatimit mbi dividendin, i cili sot është në nivelin e 15%. Është ende në shqyrtim nëse dividendi do të ulet në 8% apo në 10%.

Ndryshimi tjetër është rishikimi i kufijve të pagës qe tatohen me norma të ndryshme tatimore. Sipas informacioneve paraprake, ka një propozim për rritjen e limitit të pagës nga 130.000 Lekë në 150.000 Lekë, por është ende në diskutim. Aktualisht pagat mbi 130 mijë lekë taksohen me 23%, nivel që është më i larti në rajon dhe që ka nxitur evazionin tek pagat e larta.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në ligjin për procedurat tatimore po diskutohet rregullimi i taksimit për personat fizik tregtar, ku synohet dizenjimi i një skeme që takson të ardhurat pas tatimit (0 % për 5 milion, 5 % për  5-14 milion dhe 15 % për mbi 14 milion). Kjo pasi barra fiskale e një personi fizik është minimalisht 13 % më e ulët se e një investitori në kapital, 6-7 % më e ulët  se e një të punësuari dhe maksimalisht pa taksë. Sipas informacioneve paraprake, diskutohet mundësia e vendosjes së një takse të re mbi fitimin neto (pas tatimit) të realizuar nga personat fizike tregtare.

Po në këtë ligj parashikohen dispozita shtesë në legjislacion për taksimin e fitimeve kapitale në lidhje me asete dhe të drejta që ndodhen në Shqipëri  dhe që zotërohen nga persona jorezidentë, në lidhje me shitjet e  kuotave të kompanive, aseteve (të luajtshme apo të paluajtshme) apo të drejtave që ndodhen në Shqipëri. Synimi është aplikimi i tatimit prej 15% mbi fitimet kapitale (pra çmim shitje minus çmim blerje) të realizuara nga persona jo-residente për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë shitjen e kuotave/aksioneve të shoqërive të regjistruara në Shqiperi si dhe shitjen e të drejtave për shfrytëzimin e pasurive minerare.

Nryshimet në ligjin e TVSH

Në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, parashikohet përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik. Sipas diskutimeve të  ministrise ka 2- 3 prodhues vendas të cilet qeveria synon t’i stimuloje me dhënien e përjashtimit nga TVSH. Identifikimi i lendeve të para që përfitojnë përjashtim nga TVSH do te bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Tjetër pikë është përjashtimi nga TVSH i furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason. Ky përjashtim justifikohet nga ministria me vonesat në rimbursimin e TVSH për kontraktorët në industri.

Përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqesore sipas listës së miratuar me VKM, nga çdo importues. Aktualisht ka nje listë makinerish bujqësore të cilat janë të perjashtuar nga TVSH në import nese importuesi është fermer. Synohet shtrirja e përjashtimit edhe nëse importimi i këtyre makinerive bëhet nga një tregtar (i cili importon me qëllim ri-shitjen).

Normë e reduktuar TVSH 10 % per importin e autobuzeve elektrike të transportit publik.  Kjo nismë synon incentivimin e këtyre automjeteve në transportin publik.

Ligji “Për akcizat”

Ligji për akcizat synon rishikime të akcizes për rërat dhe zhavoret bituminoze, duke taksuar atë lloj lënde të parë që zëvendëson nenproduktet e naftës dhe ndikon në ambient.Sipas informacioneve paraprake, rishikimi synon vendosjen e akcizës për zhavorin bituminoz i cili përdoret si lëndë djegëse në disa industri (e çimentos, tullave). Parashikohet një akcize prej 2 Lekë/kg.

Parashikohet Heqja e akcizës për fishekzjarret, llampat, pilat/baterite, por Ky propozim do te ridiskutohet nga ministria, duke patur parasysh efektet mjedisore të disa prej këtyre mallrave.

Rishikimë të nivelit të akcizës për duhanin e përpunuar dhe zëvendësuesit e tij, duhanet me ngrohje, purot.Parashikohet rritje e nivelit të akcizes për duhanin e përpunuar. Akciza e cigareve do të rritet sipas skemes aktuale te miratuar me ligj. Synohet vendosja e akcizës së duhanit me ngrohje (për sasinë e duhanit që përmbahet në çdo njësi).

Ligji “Per Taksat Kombetare”

Ligji për taksat kombëtare parashikon ndryshimin e skemës së taksimit të ambalazheve plastike, kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, tek taksimi i materialeve plastike, duke e ulur me 2/3 normen ekzistuese. Sipas informacioneve paraprake, kjo do të ulë taksën për ambalazhet plastike dhe do ta shtrijë aplikimin e taksës edhe tek materialet plastike që përdoren aktualisht për prodhim tubash PVC etj. Nuk ka ende informacion cilat kode të nomenklaturës doganore do të përfshihet me termin materiale plastike.

Synohen regullime  në skemën e rentës minerare për industrinë e kromit, me qëllim nxitjen e përpunimit brenda vendit të mineraleve duke shtuar vlerën e tij për eksport. Synohet ulja e rentes minerare mbi kromin e papërpunuar nese ky i fundit shitet për perpunim brenda vendit (duke synuar keshtu uljen e eksporteve të kromit të papërpunuar dhe rritjen e sasive që iu shiten industrive vendase të përpunimit).

Diskutimet për paketën, sa do rritet kufiri i tatimit të pagës dhe niveli i ri i dividendit, taksë e re për personat fizikë tregtarë

Etiketa: akcizatdiskutimetdividendikromiMinistria e Financavepaketëpersonat fizikeprocedurat tatimorerentë minerareshoqatat e biznesittaksetatimi i pagëstregtareTVSH

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rita Ora, krejtësisht nudo në kopertinën e revistës!

Rita Ora, krejtësisht nudo në kopertinën e revistës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com