Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme në Rreth Libofshë të Fierit.
Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Sakaq, bëhet me dije se në momentin e rënies së flakëve në banesë nuk ka pasur persona.
Ndërkohë zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje, por fatkeqësisht shtëpia ishte shkrumbuar.