Dhëmbë të rëna në median online – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhëmbë të rëna në median online

09:40 | 04/02/2016
në Opinion
0

 

Nga Ermir Hoxha

Ekziston një bestytni popullore, sipas së cilës, atij që sheh të pasmet e tjetrit i bien dhëmbët. Të vegjël, mu në atë moshë që na binin dhëmbët organikisht për daljen e të tjerëve, ballafaqoheshim dhe me romuzin e të mëdhenjve se të pasmet e kujt kishim parë që e kishim pësuar në atë mënyrë, e që, pra, e kishim shëmtuar veten.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe duke besuar për një çast që vërtet është kështu, e mërkura qe një përjetim fatal për disa drejtues portalesh e shikuesish të tyre që mbetën pa dhëmbë në gojë teksa shqyen sytë për të parë të pasmet anti-sexy të një personi që po falej në xhami, për të cilin u përfol se qenka një figurë publike e politikës, qeveritar lokal me emër i një qyteti të Kosovës.

Ishte e sforcuar përpjekja për t’i gjetur një diçiturë asaj, për të gjetur pra një arsye se pse i duhej servirur publikut. Ishte i njëjti sforcim si me të pasmet e aluduara të një politikaneje shqiptare publikuar verën e kaluar, ku do duhej një shkrim me një kritikë acide i Artan Lames ndaj mediave online që këto të fundit të ndalnin hapin nga marria e përhapjes së një fotoje krejt pa kuptim – tipik “kërma” që u lëshohen lexuesve “hiena” – dhe jo thjesht për shkak se në foto nuk ishte ajo për të cilën aludohej.

Eshtë e vërtetë që pamje të tilla në xhami nuk janë të hijshme. Dhe sikur fotoja të shoqërohej me këtë diçiturë, pa e përmendur emrin e personit me të pasmet në një gjysmëcullakëri, do ishte krejt e justifikuar.

Se vërtet, skena të tilla pa pikë erotizmi, e që për më tepër ta shpifin – të lënë dhe pa dhëmbë! – mund t’i hasësh në ambiente krejt të tjera, sidozot në servise automjetesh, por assesi në një vend ku robi shkon të adhurojë Zotin, e që për këtë arsye duhet të jetë korrekt në pamje, veshje, qëndrim e komunikim.

Por ata që e ofruan për publikun nuk shkojnë aq larg. Derisa nuk e kanë për dert t‘u bien dhëmbët e të shëmtohen, do të thotë që janë bërë njësh me të shëmtuarën, e nuk e dallojnë dot më nga e kundërta: e bukura!

P.S: Për një qytet në Shqipëri, thuhet se atje të rinjtë i heqin vetë dy dhëmbët e parë. Ndodh kjo pasi është trend të dukurit sa më shumë gango, lac, siç thotë Kel Demi, hekës; e ku cv-ja që të bën krenar është ajo me ca vite burg për vrasje me motiv nderi, sidomos në rrethin e ngushtë familjar. Por kjo nuk mund të ndodhë dhe pa qenë pak i frikshëm. Dhe mungesa e dy dhëmbëve ta plotëson dhe “zbukuron” këtë portret makabër. Të mërkurën, disa mediave online u ranë dhëmbët dhe nga krenaria makabre e të qenit gango, lac, hekës, i fortë lagjeje… /tesheshi.com/

Etiketa: Kel DemiKosovamediaPortaleZoti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Masakër në Elbasan. Ja cilët janë të vrarët dhe të plagosurit

Masakër në Elbasan. Ja cilët janë të vrarët dhe të plagosurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com