Dëshmia e nipit të ish-ministrit që ndihmonte me para babanë e Enverit: Në kampin e Tepelenës kishim zili edhe dhitë që ushqeheshin me ferra

Duhet të lëçisni

Shpëtim Idrizi komenton vizitën e Ramës në Athinë: Kryeministri bëri deklarata jokoherente për të mbajtur pushtetin (film)

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes...

Gjendet një granatë pranë banesës së ish-komandantit të FNSH-së në Laprakë

Një granatë është gjendur pranë banesës së një ish-komandanti të FNSH-së në Laprakë. Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha...

Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik. Bëhet me dije se rreth orës 19:00 një burrë iu...

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve konfirmon: Koronavirusi mund të shpërndahet edhe nga ajri

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë pranuar për herë të parë që koronavirusi mund të shpërndahet edhe përmes ajrit. Më parë kjo agjenci kishte...

Publikohet historia e panjohur të ngjarjes së shumëpërfolur në historinë e Shqipërisë të ndodhur në marsin e vitit 1908, kur Çerçiz Topulli në bashkëpunim me komitët e tij, vrau me atentat Komandantin e Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashin turk, Halil Efendiun, që ishte me origjinë nga Bosnja.

Memorie.al publikon historinë e panjohur, e cila vjen nëpërmjet kujtimeve të Javer bej Hurshitit me origjinë nga Afkazia, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator, që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944, (kur ai do të arrestohej dhe do të pushkatohej pak muaj më vonë pasi ishte gjykuar në Gjyqin Special), të cilat janë trashëguar dhe ruhen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, në Tiranë.

Komandanti i Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashi Halil Efendiu, nga gjiriti, donte të diktonte se cilët ishin personat që i bënin strehë Çerçizit, që t’i internonte ata. Dikush kallzoi se e fejuara e Çerçizit, Qamoja ishte me barrë. Po të provohej kjo, do të ishte një provë e gjallë që Çerçizi mbahej prej fisit të gruas. Kështu Bimbashi vendosi që të dërgonte një doktor për ta ekzaminuar Qamon. Kjo gjë iu njoftua Çerçizit i cili për të ndaluar një punë që ishte e turpëshme simbas zakonit tonë, vendosi që t’a vriste Bimbashin e Gjirokastrës. Në atë kohë që unë arrita te Hani i Çiçove në të hyrë të pazarit nga ana e Hazmuratit, u dëgjuan dy të shtëna një pas një dhe kur u afruam për të parë ç’kish ngjarë, pamë Bimbashin të shtrirë për dhe që kish vdekur”.

Kështu shkruhet në mes të tjerash lidhur me ngjarjen tashmë shumë të njohur në historinë e Shqipërisë që bën fjalë për vrasjen e Bimbashit turk të Gjirokastrës në vitin 1908 prej çetës së Çerçiz Topullit, në kujtimet e Javer Bej Hurushitit, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë e deri në mbarimin e Luftës në vitin 1944, i cili pak muaj më pas, në prillin e vitit 1945, do të ekezkutohej me pushkatim, pasi ishte gjykuar nga “Gjyqi Special” së bashku me 63 të pandehur të tjerë, të gjithë ish-funksionarë, zyrtarë të lartë dhe intelektual të njohur që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit e deri tek ajo e fundit nën pushtimin gjerman në nëntorin e 1944-ës.

Kujtimet e tij, Javer bej Hurshitit janë në dorshkrim dhe ato janë shkruar prej tij në katër fletore të trasha në vitin 1939 dhe ato posedohen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, i cili na i ka vënë në dispozicion për t’u publikuar nga memorie.al.

Po kush ishte Javer Bej Hurshiti dhe cila është e kaluara e tij? Si u arrestua ai së bashku me djalin e tij, Mehmetin, në janarin e vitit 1945 dhe përse Enver Hoxha dha urdhër që t’i ktheheshin të gjitha plaçkat e shtëpisë që i’u konfiskuan ditën e arrestimit?! Përse Halil Hoxha i’u lut të birit të tij Enverit, që të mos e pushkatonte Javerin me të dënuarit e Gjyqit Special dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si u trajtua nga regjimimi komunist familja e Javer Beut dhe si u ruajtën prej fëmijëve e nipit të tij, kujtimet e famëshme me ngjarjet historike që ai i kishte përjetuar vetë, të cilat i kishte shkruar që në 1939-ën?

Lidhur me këto e ngjarje të tjera nga historia e familjes Hurshiti, na njeh dëshmia e nipit të tij, Shahin Hurshitit dhe nga kujtimet e Javer Beut, po botojmë ngjarjen e vrasjes së Bimbashit turk nga çeta e Çerçiz Topullit, duke qenë se ai është një nga figurat më popullore të luftëtarëve në Jugun e Shqipërisë.

Lidhur me atë çka e shtyu Javer Bej Hurshtitin që t’ë shkruaj kujtimet, në fillim të fletores së parë ai është shprehur: “Fatkeqësisht shumë të pakët, fare të pakët janë ata shqiptarë që kanë mbajtur shënime të kujtimeve të tyre. Unë, pothuaj se, jam ndodhur në të gjitha lëvizjet kombëtare që kanë ndodhur në krahinën e Labërisë: nuk jam tundur prej Gjirokastrës gjithë kohën e okupasionit grek dhe italian: kam qenë dëshmitar i aq ngjarjeve me rëndësi sa që sikur qysh në ato kohëra, t’i kesh shënuar ngjarjet ditë për ditë, sot do të jesh në gjëndje të botoja historinë e plotë të Gjirokastrës qysh prej vitit 1912 der 1925. Pikërisht historinë e atyre kohëve që kemi me shumë rëndësi për historinë e Rilidjes s’onë Kombëtare, sot vendosa t’i shkruaj kujtimet, por këto do të jenë shumë të meta. Shumë data me rëndësi dhe shumë emra të personave që kanë lojtur role me rëndësi i kam harruar. Prandaj këto kujtime më shumë se t’i shërbejnë historisë së vëndit, do t’i shërbejnë më shumë familjes sime”.

Funksioni i fundit shtetëror që mbajti Javer Bej Hurshiti, ishte ai i Prefektit të Shkodrës, të cilin ai e ushtroi nga viti 1936, e deri në fundin e vitit 1943, kur dha dorëheqjen pas disa konfliktesh që pati me majorin Hauzding, Shefin e Gestapos gjermane në qytetin e Shkodrës. Ato konflikte erdhën si pasojë e ndërhyrjeve të shumta që Javeri bënte nga pozita e Prefektit, për lirimin e komunistëve të arrestuar nga Komanda Gjermane e atij qyteti. Edhe pse Javer Hurshiti u largua nga administrata shtetërore, në fundin e vjeshtës të vitit 1944, ai pati disa oferta nga gjermanët për t’u larguar nga Shqipëria, së bashku me familjen e tij. Por ai nuk pranoi, duke e ndjerë veten krejt të pastër dhe i bindur se komunistët që po vinin në pushtet, jo vetëm që nuk do ta ngacmonin, por do t’ja dinin dhe do e vlersonin për ndihmën që ai u kishte dhënë atyre duke shpëtuar shumë syresh nga pushkatimit.

Arrestimi i Javerit dhe Mehmetit

Por ajo që kishte menduar Javer Beu, se komunistët kur të vinin në pushtet nuk do ta ngacmonin, nuk i doli ashtu siç e kishte parashikuar. Përkundrazi, ngjarjet u zhvilluan në të kundërtën e asaj ç’ka kishte menduar poltikani i vjetër me më shumë se 25 vite karrierë. Lidhur me këtë, nipi i tij Shahin Hurshiti (djali i Mehmetit) rrëfen: “Ndonëse në fundin e vitit 1944, unë nuk kam qenë më shumë se pesë vjeç, e mbaj mënd shumë mirë se në shtëpinë tonë, aty në rrugën “Qemal Stafa”, diskutohej shpesh: nëse babai Mehmeti, me gjyshin Javer Beun, do të largoheshin nga Shqipëria apo jo. Këto diskutime vinin pasi ata të dy patën oferta të shumta nga miqtë e tyre që kishin punuar së bashku në Këshillin e Lartë të Shtetit, e Asamblenë Kombëtare, të cilët u thonin të largoheshin familjarisht jashtë atdheut, për t’i shpëtuar ndonjë hakmarrje të mundëshme të komunistëve. Por nga sa mbaj mënd unë dhe nga ato që më ka treguar babai vite më vonë, as ai dhe as gjyshi, Javer Beu, nuk e kishin çuar asnjëherë nëpërmend që të largoheshin ndonjëherë nga Shqipëria. Kjo vinte pasi ata e ndjenin veten krejt të pastër dhe të papërlyer, ndonëse të dy kishin pasur funksione të larta që nga vitet 1920-të. Por nuk ndodhi ashtu siç e kishin menduar babai me gjyshin. E mbaj mënd si tani atë ditë të fillimit të janarit të vitit 1945, kur rreth orës katër të pasdrekës, në shtëpinë tonë (në vilën dy katëshe në rrugën “Qemal Stafa” ku banonim me qera), trokitën dy partizanë, të cilët pasi u prezantuan u sollën shumë përzemërsisht me ne. Sipas sjelljes së tyre edhe familja jonë i priti shumë mirë ata, që pasi u futën brenda dhe morën edhe qerasjet e rastit, thanë se kishin urdhër për të marrë me vete në Komandë, babanë Mehmetin dhe gjyshin Javer Beun. Para se të dilnin, po me atë mirësjellje që ata erdhën në fillim, partizanët na thanë se me babanë e gjyshin nuk kishin më shumë se pesë minuta punë dhe do t’i kthenin përsëri në shtëpi. Ndërsa ne pritëm gjithë natën, në ankth që të vinte babai dhe gjyshi, të nesërmen para shtëpisë sonë erdhën tre makina “Renault” me partizanë, të cilët filluan të na mernin të gjitha orenditë e shtëpisë, duke na thënë se kishin urdhër për të na i konfiskuar. Bashkë me orenditë dhe rrobat e trupit, në një nga makinat ata ngarkuan dhe të gjithë librat e bibliotekës sonë shumë të pasur dhe me dokumenta të tjera që ishin ruajtur që nga koha e Turqisë. Atë ditë ne mundëm të shpëtonim vetëm katër fletore ku gjyshi, Javer Beu, kishte shkruar kujtimet e tija, si dhe disa fotografi. Këto ia dhamë për t’i ruajtur hallës sonë, Fatimesë, motrës së madhe të Javerit, e cila u martua me Avni Abazin, që ishte nipi i Namik Bej Delvinës. Po atë ditë pasdreke, për çudinë tone, dy makinat me orenditë që na morën gjithçka, i sollën përsëri në shtëpi dhe i shkarkuan të gjitha ashtu siç i kishn marrë paradite. Atë ditë dhe disa kohë më pas ne nuk e mësuam dot arsyen sepse ata i kthyen orenditë. Këtë gjë ne e mësuam më vonë dhe urdhërin për kthimin e tyre e kishte dhënë vetë Enver Hoxha, i cili ishte shprehur: “Ata çdo gjë kanë bërë, por nuk kanë vjedhur, janë të ndershëm”. Ndonëse pas këtyre fjalëve të Enver Hoxhës, që thuhet se i tha pas ndërhyrjes së babait të tij Halitit, të cilit Javer Beu i ishte gjendur në rast të vështirësive të ndryshme që kish pasur ai. Pas disa ditëve ne na hoqën nga ajo shtëpi dhe na dërguan e na internuan në Shijak, tek Katër Rrugët. Aty na u gjend një njeri i mirë dhe i pasur, i cili na liroi një barakë dhe e gjithë familja jonë u strehua aty”, kujton Shahin Hurshiti, atë kohë kur i internuan në Shijak, pasi i’u pushkatua gjyshi Javer Bej Hurshiti dhe babai Mehmeti, u dënua me 15 vite burg politik.

Internimi në Tepelenë

Si rrodhën ngjarjet më pas me familjen e Javer Bej Hurshiti dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist? Lidhur me këtë Shahini kujton: “Në Shijak, familjes sonë i’u gjend dhe na mori në mbrojtje burri i motrës sonë, Mit’hat Çela, i cili ishte nga një familje e njohur kavajase dhe pjestarët e saj kishin qenë të lidhur ngushtë me Luftën. Kjo gjë nuk zgjati shumë, se Mit’hati jo vetëm që nuk mundi të na mbronte dot më, por ai u arrestua vetë në vitin 1951 dhe në gjyq i thanë: “Ke bashkëpunuar me armiqtë e klasës”. Pasi Mit’hati u dënua me 12 vite burg politik, familjen tonë e hoqën nga Shijaku dhe një pjesë e sollën në Kampin e NISH-Tullës në Kamëz, (Tiranë) kurse mua me nënën Firdesin, na çuan në Kampin e Internimit në Tepelenë. Nga internimi shpëtoi vetëm motra e madhe, Esmaja, e cila u martua me djalin e djalit të Ismail Qemal Vlorës. Por dhe Esmaja vuajti, sepse i’u dënua me burg, vjerri, Qamil Vlora, djali i Ismail Qemalit, si dhe burri i saj, Ismail Qemali i ri. Aty në atë kamp ne kemi parë tmerret më të mëdha, sepse nga uria dhe sëmundjet, aty vdisnin njerëz çdo ditë. Të vdekurit i varrosnin në bregun e Lumit të Bënçës, në mënyrë që kur të vinte lumi në dimër, t’i merrte dhe mos të gjendeshin më as eshtrat e tyre. Nuk e ekzagjeroj aspak po në atë kamp ne kishim zili dhe dhitë e malit të cilat ushqeheshin me ferra, sepse ne të internuarit e atij kampi as ferra nuk kishim për të ngrënë. Në ato kushte ne jetuam në atë kamp deri në vitin 1954, kur ai u prish, ne na dërguan në Lushnje”, kujton Shahin Hurshiti, kampin e tmershëm të Tepelenës ku asokohe ishin internuar pothuaj shumica e pinjollëve të familjeve më me emër në Shqipëri. Një pjesë prej të cilave nuk u kthyen kurrë më, në vendet e tyre, sepse vdiqën dhe u varrosën shkrepave e gërxheve të Lumit të Bënçës, ku banorët e atyre anëve tregojnë se deri vonë, zallishtja e tij ka ndriçuar prej fosforit të eshtrave të të vdekurve.

Arkivolet nga dritarja e barakës

Po deri kur vazhdoi urrejtja e regjimit komunist ndaj familjes dhe pasardhësve të Javer Bej Hurshitit, politikanit plak që kishte paguar 5.000 napolona flori për të mos u djegur Gjirokastra, nga andartët grekë dhe kishte udhëhequr vullnetarët gjirokastritë, në luftën e Sarandës, ku ngriti dhe flamurin në vitin 1913?! Lidhur me këtë, Shahini kujton: “Në qytetin e Lushnjës familjen tonë e caktuan për të banuar në një barakë prej llamarine, diku në afërsi të stadiumit të sotëm, në lagjen “Kongresi i Lushnjes”. Ajo barakë ishte e mbuluar me katrama dhe dyshemeja e saj ishte direkt në dhe. Në atë kohë që na dërguan ne aty, babai ishte ende në burg dhe ai na dërgoi letër se na ishte hequr përgjithmonë e drejta për t’u kthyer në Tiranë. Babai, Mehmeti, u lirua nga burgu në vitin 1955, dhe ai jetoi po aty në atë barakë të ngushtë deri sa ndërroi jetë, në 21 shkurtin e vitit 1980. Atë ditë që do bënim varrimin, arkivolin e babait e nxorrëm nga dritarja e barakës ashtu siç kishim bërë dy vite më parë dhe me nënën, pasi dera e barakës ishte tepër e ngushtë dhe nuk i nxinte arkivolët e tyre. Familja jonë mundi të mbijetonte në atë barakë kompesate, aty në periferi të Lushnjes, në saj të ndihmës së madhe që na dhanë banorët e mrekullueshëm të atij qyteti të urtë, që na gjendeshin për çdo gjë”, përfundon rrëfimin e tij tragjik, Shahin Hurshiti, që së bashku me vëllezërit dhe motrat, vuajtën në kampet e internimit, për të vetmen arsye se ishin pasardhësit e Javer Bej Hurshitit, ish-politikanit të njohur që nga periudha e shpalljes së Pavarsisë, që u pushkatua me Gjyqin Special, në prillin e vitit 1945, i akuzuar si “armik i popullit”.

Kush ishte Mehmet Hurshiti?

Mehmet Hurshiti u lind ne qytetin e gurtë të Gjirokastrës në vitin 1906 dhe ishte fëmija i parë i Javer Bej Hurshitit, të cilit më vonë i lindën dhe dy vajza, Fatimeja në vitin 1910 dhe Afërdita në vitin 1921. Mehmeti, pasi mbaroi shkollën fillore në Gjirokastër, u dërgua për të ndjekur Liceun Francez në qytetin e Korçës, të cilin e përfundoi në vitin 1927. Në vitin 1925, kur Mehmet Hurshiti vazhdonte ende mësimet në Liceun Francez të Korçës, ai u martua në Gjirokastër, me një vajzë e cila ishte mbesa e Myftar Bej Sevranit, me origjinë nga Skrapari, i cili ishte shkolluar në Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe kishte shërbyer si Bimbash (Shef – Policie) në Gjirokastër, Korçë dhe Leskovik. Pasi mbaroi Liceun Francez, Mehmeti u kthye në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër dhe punoi për disa kohë si Sekretar i Bashkisë. Po atë vit ai e dorëzoi atë detyrë pasi u shpërngul familjarisht për në Tiranë, pasi babai i tij Javeri u zgjodh si deputet i Parlamentit Shqiptar. Pas ardhjes në Tiranë, po atë vit, Mehmeti fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larta në Itali në degën e Shkencave Politike. Aty nga viti 1934 – ‘35, Mehmet Hurshiti i ndërpreu studimet për arsye që nuk dihen dhe kanë ngelur ende të paqarta edhe nga pjestarët e familjes së tij, e pas kësaj u kthye në Shqipëri. Në shtatorin e vitit 1936, Mehmeti i’u nënshtrua një konkursi që u zhvillua nga Kryeministria e asaj kohen ë Prefekturën e Durrësit, së bashku me Prefektin Rexhep Jella (që ishte shkolluar në Londër) dhe më pas atë e transferuan në Prefekturën e Tiranës, ku ai punoi si nënprefekt deri në fillimin e vitit 1944 së bashku me Prefektin Qazim Bej Mulleti. Nga martesa me Firdesin, Mehmet Hurshiti pati tetë fëmijë. E para ishte Esmaja, (e cila u martua me nipin e Ismail Qemal Vlorës, Ismail Qemalin e ri), Dakmareti, Ishhani (Shano), Meribani, Tomorri, Rustemi, Geraldina (ka lindur ditën që u martua Mbreti Zog, i cili i vuri dhe emrin për nder të gruas së tij, Mbretëreshës  Geraldina) dhe i fundit i fëmijëve, ishte Shahini i cili lindi në vitin 1940 në Tiranë./Memorie

1523341530_kampiitepelenesssss-905x395_1.jpg

20200328_223853.jpg

20200328_223702.jpg

20200827_223350.jpg

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Shpëtim Idrizi komenton vizitën e Ramës në Athinë: Kryeministri bëri deklarata jokoherente për të mbajtur pushtetin (film)

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes...

Gjendet një granatë pranë banesës së ish-komandantit të FNSH-së në Laprakë

Një granatë është gjendur pranë banesës së një ish-komandanti të FNSH-së në Laprakë. Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha...

Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik. Bëhet me dije se rreth orës 19:00 një burrë iu...

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve konfirmon: Koronavirusi mund të shpërndahet edhe nga ajri

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë pranuar për herë të parë që koronavirusi mund të shpërndahet edhe përmes ajrit. Më parë kjo agjenci kishte...

700 mijë euro kanabis nga Spanja në Greqi, shqiptari kapet kur po e dorëzonte

Një 63-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar u arrestuan dje në mesditë nga oficerët e policisë së Atikës, si anëtarë të një organizate kriminale...