• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetja kosovare: 10€ për 10 vjet shtet, pse s’foli Rama për taksën kur propozoi president të përbashkët?

16:03 | 26/03/2018
në Shqiperi
0

Deputetja kosovare Mimoza Kusari-Lila e cilëson si “dhuratë” për 10 vjetorin e shtetit të Kosovës, taksën 10 Euro të Rrugës së Kombit.

Ajo hedh dyshimin se kjo taksë synon të ulë numrin e vizitorëve kosovarë në shtetin amë, ndërsa pyet Ramën se përse nuk foli edhe për të kur propozoi president të përbashkët.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Mimoza Kusari-Lila shkruan:

10€ pagesë për vajtje ardhje në rrugën e kombit zhveshën dy qeveritë nga pretendimet se po punojmë në mbledhje të përbashkëta të Qeverive për të përafruar dallimet në mes dy shteteve.

10€ për një makinë deri në 3.5 t absurd shqiptar andej kufirit. Ende më keq, tanimë kur Ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklarohet se, nuk e kanë ditur për këtë shumë dhe për këtë punë?!?!  Por, çka kanë biseduar ministrat e infrastrukturës sa ishin bashkë në mbledhje të dy qeverive?!

Tre zv/Ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, zv/ministrin e turizmit, u konsultuan sado pak për këtë pikë, apo nuk janë për t’u konsultuar aty?!

Kosovarët janë jashtë çdo kategorie vizitorët më të shumtë të shtetit amë, ndaj me këtë taksë rrugore, a po pretendohet të ulet numri i tyre apo si është puna?!

Sa për ilustrim, në qershor të Vitit 2017 nga 437 mijë e 820 turistë që vizituan Shqipërinë, 31% erdhen nga Kosova, që do të thotë 135,724 turistë erdhen nga Kosova për një muaj vere. Të gjithë këta do të shpenzojnë së paku 30-fishin e taksës prej 10 €, andaj çfarë po synon shteti shqiptar të arrijë me këtë taksë tani?! Apo, preferon më tepër turistët që do të vijnë me avion dhe anije dhe do të shpenzojnë dy-tre fish më tepër se kosovarët.

Neve shqiptarëve, kur nuk na pengojnë Serbët në integrim, sikur me autostradën energjetike (linjën 400 kV), ne pengojmë njëri-tjetrin me talle të autostradës rrugore.

Çfarë kalkulimi u përdor për të nxjerrë këtë shifër? A e dijnë autoritetet e Shqipërisë që pagesat vjetore për shfrytëzim të autostradave evropiane nuk kalojnë 200 € (shih vegëzen e bashkangjitur)? Cili është motivi dhe cilat janë pritjet nga kjo tarifë?!

Shumë më mirë do të ishte të kishte folur Kryeministri i Shqipërisë për këtë pagesë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sesa që lundroi në imagjinatën e vet dhe foli për President të përbashkët në mes të dy shteteve.

Ndoshta Shqipëria e liruar se po ecim drejt liberalizimit të vizave, dëshiron të na ndihmojë të gjejmë rrugët për në Evropë, ndërsa Evropianët t’i lëmë të vijnë në Shqipëri. Arsyetim tjetër nuk më vjen në mend për këtë tarifë për autostradën e papërfunduar.

Lëre më, që ana Kosovare ende nuk e i ka vendosur tarifat e veta.
Nëse mund të ketë absurd të kësaj pranvere, atëherë ky është absurdi më i madh.

Etiketa: edi ramaMimoza Kusari LilaPresidentrruga e kombittakse

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Hajde Paris! Hajde Paris me drita ktu!

Mos e bëni për të qarë një femër!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse del Luizi, dal dhe unë –

Nëse del Luizi, dal dhe unë –

13:15 | 22/03/2023
Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

13:11 | 22/03/2023
Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –

Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –

13:07 | 22/03/2023
Shkaktuan dy aksidente, arrestohen dy drejtues në Dibër –

Shkaktuan dy aksidente, arrestohen dy drejtues në Dibër –

12:59 | 22/03/2023
Shteti armik i Europës synon reintegrimin në FIFA –

Shteti armik i Europës synon reintegrimin në FIFA –

12:55 | 22/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Nëse del Luizi, dal dhe unë –
  • Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –
  • Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –
  • Shkaktuan dy aksidente, arrestohen dy drejtues në Dibër –
  • Shteti armik i Europës synon reintegrimin në FIFA –
  • Johnson, kundër marrëveshjes së Brexit të kryeministrit Sunak –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nëse del Luizi, dal dhe unë –
  • Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com