Demokracia njëpartiake dhe thonjzinjtë e Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demokracia njëpartiake dhe thonjzinjtë e Shqipërisë

15:00 | 04/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Nga Neritan Alibali                        

Shqipëria votoi më 30 qershor. 500 mijë qytetarë sipas Opozitës, apo 800 mijë, sipas Maxhorancës morën pjesë në votime. Basha e quajti këtë proçes, votim pa zgjedhje! Rama, nga ana e tij, e quajti zgjedhje nëpërmjet votimit.Por çfarë ishte 30 qershori, në të vërtetë? Zgjedhje apo votim? Votim apo zgjedhje? Në fakt, duket sikur të dy palët kanë të drejtë. 30 qershori ishte një proçes me funksion të dyfishtë: edhe votim edhe zgjedhje. Shqiptarët u thirrën nëpërmjet një dekreti të shfuqizuar të Presidentit të Republikës që më 30 qershor të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal. Por për mungesë të kandidatëve të opozitës, zgjedhësit duhet të votonin të vetmet alternativa të propozuara, kandidatët e maxhorancës. Ndërkaq, Kryeministri e shtyu 30 qershorin tej qëllimit të tij fillestar. Përgjatë gjithë turrit të tij elektoral, ai deklaroi se në kushtet ku ndodhej vendi, nuk kishte rëndësi mëzgjedhja e përfaqësuesve lokal sesa përcaktimi i shqiptarëve për “shtetin që duan”. Dhe në fakt, ashtu ndodhi! Shqiptarët u thirrën nga maxhoranca socialiste më shumë për të zgjedhur midis demokracisë pluraliste dhe shtetit njëpartiak sesa për të votuar pushtetin lokal. Përfundimidihet! Rama e humbireferendumin e tij, por fitoi të gjithë pushtetin vendor. Tashmë maxhoranca e sundon pushtetin plotësisht, si në shtrirje horizontale ashtu edhe vertikale.Pavarësisht se mund të duket paradoks, prej 1 korrikut, ne jetojmë në një demokraci njëpartiake. Sepse Shqipëria do të vazhdojë të quhet një vend demokratik për sa kohë qëpartnerët tanë ndërkombëtarë nuk do ta klasifikojnë sistemin e instaluar pas 30 qershorit, si diktaturë apo regjim autoritar. Por duke qënë se“Shqipëria e re“, si në pushtetin qëndror edhe në atë vendor nuk e plotëson kushtin bazë të demokracisë, pluripartitizmin, ne, nuk kemi si ta quajmë ndryshe, përveç se një demokraci njëpartiake. Nëse duhet të kërkosh një sistem të tillë të ngjashëm, sot e gjen në Kinë. Ndërsa në Europën duhet të shtyhesh shumë pas, në Turqinë e vitit 1946. Republika e Ataturkut, e krijuar në vitin 1923, konsiderohej një demokraci njëpartiake deri në vitin 1946, kur presidenti Ismet Inonu e çoi vendin në të parat zgjedhje pluraliste të Republikës Turke. Prej atëhere, duke përjashtuar vendet e kampit socialist, të cilat megjithëse diktatura, e mbanin veten si demokraci popullore, Europa deri më sot nuk ka parë në hapsirat e saj ndonjë demokraci tjetër njëpartiake. Por 30 qershori si referendum, na zbuloi edhe një fakt shumë të rëndësishëm: një trupë prej 500-800 mijë qytetarësh shqiptarë,kanë zgjedhur me votë shtetin njëpartiak. Ky grup qytetarësh me thonj tënxirë, (në këtë kuptim, thonjnxirë quhen personat që votojnë, të cilëve u shenjohet me bojë të zezë  thoji i gishtit të dorës), kanë çertifikuar më 30 qershor një front politik të bashkuar shumëngjyrësh, që shkon nga e majta ekstreme, komunistët e deri te qendra e djathtë, partia Bindja Demokratike. Ky front thonjnxirësh, i udhëhequr nga Partia Socialiste, është i vetmi bllok politik prezent në parlament, me 118 deputetë dhe në pushtetin vendor, në drejtimin e të gjitha bashkive dhe këshillave bashkiake të tyre. Nëse Rama arin deri në atë gradë sa ta konsiderojë 30 qershorin si një referendum të fituar prej tij, atëhere, ka për detyrë ta çojë deri në fund marrëzinë duke ereflektuar “verdiktin e popullit të tij të shenjuar” në Kushtetutën e Shqipërisë. Kryeministri ka të gjithë“kokrrat” e nevojshëm në parlament për të amenduar një sërë nenesh të Kushtetutës, me anë të të cilave pluralizmi të përcaktohet si një “parim kushtetues ipranueshëm, por jo i detyrueshëm“. Gjithsesi, edhe sikur partia socialiste tëmos marrë guximinta realizojë këtë idiotizëm, 30 qershori, tashmë, ka krijuar një preçedent kushtetues të paparë në jurisprudencën kushtetuese të sistemeve demokratike. Partnerët tanë ndërkombëtarë, mesa duket, të lodhur me krizat e vazhdueshme politike, kanë vendosur ta njohin këtë zhvillim të ri si një periudhë kalimtare ndërgjegjësimi të një populli pa traditë demokratike, me zhvillim të vonë të inteligjencës politike dhe me tendenca të theksuara tribalizmi. Këtë përfundim, ja vërtetojnë më së miriata 500-800 mijë thonjnxirët e Shqipërisë, të cilët votuan me dëshirë për karakterin monopartiak të shtetit të tyre. Ky grup qytetarësh,është forca e vetme e pushtetit të sotëm dhe themeli i ushtrimit të tij. Përball tyre, janë një milion shqiptarë,vërtet me bindje të ndryshme politike,por që me mospjesmarrjen e tyre në votim, i thanë jo “demokracisë njëpartiake“. 30 qershori i ndau shqiptarët në dy fronte të mëdha. Ajo ditë e bëri opozitën, shumicëdhe qeverinë, pakicë,një tjetër paradoks i njohur, ky i sistemit njëpartiak. Sot nuk ka mërëndësi nëse je i majtë apo i djathtë. Sot ka rëndësi nëse je pro apo kundër pluralizmit demokratik. Dhe kjo ndarje është aq e thellë dhe dramatike, sa që nëse nuk gjendet një zgjidhje e drejtë, pasojat do të jenë të mëdha. Zgjidhje ka, dhe është vetëm një, Zgjedhje! Zgjedhje të përgjithshme dhe vendore! Çdo zgjidhje tjetër, nuk është zgjidhje, por zgjedhje e pavlerë. Sepse, për demokracinë duhet të vendosim ne, të gjithë ne, duke vizuar në thonjtë tanë shenjën e votimit, në një proçes zgjedhor të ndershëm e të drejtë, sipas të gjitha parametrave të kërkuar ndërkombëtar. Dhe pastaj, le të fitojë më i miri! Por demokracia duhet të triumfojë!

Etiketa: “Bindja Demokratike”30 qershori500 mijë qytetarëKushtetuta e ShqipërisëmazhorancaopozitaPartia Socialistezgjedhjet lokale

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Paketa “Anti-shpifje”, Vokshi: Rama synon kontrollin total të medias online

Paketa “Anti-shpifje”, Vokshi: Rama synon kontrollin total të medias online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com