Çdo rrugë e pashtruar apo mbeturinë në rrugë është mbuluar nga dëbora duke i dhënë vendit një pejzazh të rrallë. Edhe ato vende të bukura në çdo stinë, të para nën flokët e ngrira të dëborës tanimë duken edhe më të bukura. Kruja, Shkodra, Lezha, Pogradeci e shumë qytete të tjera duken më të gjalla se asnjëherë nën praninë e këtij vizitori të rrallë.