Skandali me COVID-19/ Shqipëria tërhiqet pjesërisht nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me COVID-19/ Shqipëria tërhiqet pjesërisht nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut

18:46 | 20/04/2020
në Kryesore
0

Nga Erisa Kryeziu

Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejta themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës.

“Masat e miratuara nga , ndër të tjera përfshijnë, kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes ,manifestimit dhe grumbullimit, kufizimin e së drejtës së pronës, etj. rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Marrja e masave të fundit nga Qeveria Shqiptare sipas Këshillit të Evropës, e heqin Shqipërinë nga detyrimet e përcaktuara nga konventë dhe në disa pika të Protokolleve shtesë.

“Zbatimi i masave të marra nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë, jep arsye për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirisë Themelore dhe nenit 2 të Protokollit Nr.4 të konventës për Mbrojtien e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore”, vazhdohet më tej në deklaratë.

Roden Hoxha

Roden Hoxha, ish-Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar Pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpjegon për Citizens Channel se një tërheqje të tillë në baza të përkohshme, konventa e lejon.

“Konventa një derogim (tërheqje) të tillë e lejon, por gjithmonë në baza të përkohshme, dhe gjithmonë duke imponuar detyrimin tek shteti përkatës që të përditësojë Këshillin e Evropës në mënyrë të vijueshme mbi situatën e cila ka sjellë detyrimin e kryerjes së një veprimi të tillë. Nuk është diçka e cila nuk ka ndodhur më parë, apo që nuk ka precedent tek shtete të tjera. Një derogim i tillë nuk është se sjell pasoja tejet të rënda për vendin tonë. Në fakt një numër vendesh kanë filluar procedura të tilla paralelisht me ne, si Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, por dhe fqinji jonë Maqedonia e Veriut”,-sqaron ai për Citizens Channel.

Sipas Hoxhës kjo lloj tërheqje ndodh zakonisht në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore, pasojat e të cilave nuk mund të parashikohen.

“E vetmja pasojë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë është fakti që për sa kohë ky derogim është aktiv, nuk do të kenë mundësinë e ankimit pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për limitimin e të drejtave të tyre. Ose më saktë, do ta kenë këtë mundësi, pasi është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ajo që përfundimisht vendos nëse derogimi është i justifikuar dhe si pasojë shkelja e të drejtave të qytetarëve, por që për këta të fundit barra e provës do të jetë goxha më e lartë se sa në një situatë normale, për sa kohe elementi i detyrimit të përcaktimit të limitimeve të të drejtave me ligj nga ana e shtetit është plotësuar”, -shprehet juristi Hoxha.

Juristi Hoxha shpjegon më tej se tërheqja nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut  nuk është diçka e pa ndodhur më parë, por ajo që duhet parë është se cilat shtete kanë vendosur ta bëjnë, gjë që tregon shumë për demokracinë e tyre.

“Ajo që vihet re në rastin konkret të gjendjes së pandemisë botërore është që asnjë demokraci perëndimore nuk ka  kërkuar derogim nga Konventa. Nëse shihet lista e vendeve që kanë paraqitur notë verbale, janë vetëm vende me demokraci të re ose në disa raste, hibride. Vendet e Evropës Perëndimore kanë aplikuar parimet e balancës së të drejtave dhe detyrimeve, e thënë thjeshtë, nuk i kanë rënë shkurt duke u tërhequr tërësisht nga aplikimi i parimeve të Konventës”.

Një shembull i shkeljes së të drejtave është edhe rasti I fundit në Shqipëri, ku shkelësit e karantinës u dënuan me gjoba, gjë e cila sipas juristit u krye pa kuadër ligjor.

“Një shembull perfekt i kohëve të fundit është gjobitja e shkelësve të karantinës së detyruar, pa një kuadër ligjor me fuqinë e plotë të ligjit, gjë e cila e detyroi Qeverinë që të paraqitet përpara pak ditëve si e mëshirshme tek publiku dhe të “anuloje” 7.000 gjoba të vendosura, ndërkohë që ligji i cili rregullon aplikimin e tyre në fakt nuk kishte qenë në fuqi”.

Shqipëria e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore, në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr.1, Nr.2, Nr.4, Nr.7, Nr.11.

Ajo është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të vitëve 96-97, dhe ka tërhequr notën verbale të saj në tetor të viti 1997, duke iu nënshtruar sërish tërësisë së parashikimeve të Konventës.

/Citizens Channel/

Etiketa: COVID-19Erisa KryeziuKonventa EuropianeKoronavirusiMbrojtja e të Drejtave të njeriutQeveriaRoden HoxhaShqiperia

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
Deputeti me COVID-19 niset drejt Infektivit, përkeqësohet gjendja e tij

Deputeti Alimadhi shërohet nga koronavirusi, por do të qëndrojë tek Infektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com