Çka ndodh, kur Pacolli të mos zgjidhet kryeministër? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çka ndodh, kur Pacolli të mos zgjidhet kryeministër?

14:05 | 30/08/2019
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Veton Surroi

Deri më sot nuk është dëshmuar masa kritike për ndryshim e as për të vazhduar kështu. Po thellohet hapësira për degradim të shpresës.

1.

Ajo që dihet me siguri, apo me saktësi më të madhe, është se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë kryeministri i ri nuk do të jetë Behgjet Pacolli.

Janë dy arsye për këtë. E para, nuk ka të bëjë me mungesë kompetence. Në listën e gjatë të kryeministrave që ka pasur Kosova, kompetenca nuk ka qenë virtyt i shumicës. Në fakt, sa më kompetent aq më pak gjasa ka pasur kandidati. Edhe një person jokompetent që bëhet kryeministër nuk do të ishte përjashtim, do të ishte rregull. Zoti Pacolli ka fatin e keq të të qenit jokompetent, por, për dallim prej personave të tjerë jokompetentë në krye të partive politike, përkrahja e tij numerike është shumë e vogël.

E dyta, ka të bëjë me avionin e tij privat. Duke e pasur avionin privat, B. Pacolli është kandidat i duhur për të mos qenë kryeministër, sepse po të ishte, atëherë do ta përdorte avionin për vete. Avioni ndërkaq nevojitet që të tjerët të voziten (zaviten, në dialektin lokal të disa prej liderëve) në të. Është pra kandidat i duhur për të qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës, në mënyrë që ta vërë në dispozicion avionin e tij privat, posaçërisht në ato manifestime të negociatave të ndryshme me Serbinë të titulluara “Hajt Bac, hajt Bac!”, ku shihen meshkujt e koalicionit qeverisës duke e shtyrë fizikisht përpara B. Pacollin që të dalë në fotografi me të tjerët.

2.

Nëse siguria më e madhe e këtyre zgjedhjeve është se zoti Pacolli nuk do të jetë kryeministër, atëherë kjo shndërrohet në pikë reference për të treguar se ekziston një pasiguri e plotë se kush mund të ishte në krye të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Pasqyra politike ekzistuese, në bazë të hulumtimeve të opinionit publik të pothuajse tërë gjysmëviti, tregon në mënyrë konsistente se nëse nuk ka lëvizje bashkimi në lista, sot për sot kanë gjasa të njëjta për të qenë në krye të Qeverisë Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

Për ata që e shikojnë këtë nga gota e famshme me ujë-përgjysmë e zbrazët apo përgjysmë e plotë – fakti që LDK-ja prodhon një kandidate si Vjosa Osmani dhe fakti se Albin Kurti ka një përkrahje stabile për të qenë kryeministër i vendit – janë shenja se gota që qe e zbrazur tashmë është gjysmë e mbushur dhe mbetet vetëm të kalohet dita e zgjedhjeve që të mbushet përplot. Për ithtarët e të dy partive, që kanë skepticizëm të edukuar nga përvoja, fakti se kandidatët e tyre janë në garë të barabartë me kandidatët e asociuar me qeverisjen e PAN, tregon se gota është gjysmë e zbrazët, dhe e tillë mund të mbetet edhe pas zgjedhjeve, duke shënuar arritje të vetme faktin se për herë të parë Kosova kishte gjasa të zgjidhte për kryeministre Vjosa Osmanin, një grua në saje të meritave të saja intelektuale dhe politike apo se kishte gjasa të zgjidhte Albin Kurtin, një figurë intelektuale me sens të dëshmuar pastërtie morale dhe devotshmërie atdhetare.

3.

Ekzistimi i pasigurisë se kush ka gjasa më të mëdha për të qenë në krye të Qeverisë së ardhshme të Kosovës jep – për nevoja të këtij shkrimi – dy indikatorë të rëndësishëm për shoqërinë kosovare sot.

I pari, është se deri më sot, pra me ditën e botimit të këtij shkrimi, nuk ka pasur dakordim mes partive politike kosovare për një listë, e cila do të kishte fuqinë determinuese për të treguar drejtimin politik të së ardhmes. Kjo nënkupton se me gjithë zhvillimet dramatike dhe traumatike nëpër të cilat kalon vit pas viti skena politike kosovare, ende nuk ka pasur pjekuri të mjaftueshme për të mbledhur fuqitë politike rreth kauzës (apo kauzave). Në asnjërën prej zgjedhjeve nuk ka pasur deklarim kauze; ka pasur deklarim rreth pazarit se kush cilin pozicion e fiton – kryeministër, kryetar Kuvendi, president – pasi të numërohen votat.

Dhe, indikatori i dytë është edhe më i frikshëm. Nëse Kosova tashmë përshkruhet prej kohësh si shtet i kapur, atëherë do të dukej normale nëse në skenën politike të krijoheshin dy blloqe politike: njëri për mbajtjen e kontinuitetit (me ndryshime graduale) dhe tjetri për diskontinuitet, pra për ndryshime rrënjësore. Por, nëse gjasat janë të njëjta për katër figura për të qenë kryeministër, atëherë indikatori kryesor është se vendi nuk ka prodhuar masë kritike politike. Nuk ekziston masë kritike as për ndryshim, as për të vazhduar kështu.

Një gjendje e këtillë krijon hapësirë të mjaftueshme për plasimin e mëtejmë të cinizmit dhe degradimit të shpresës, nëpërmjet formulimeve të cilat do të lexohen në rrjete sociale, posaçërisht nga përkrahësit e pushtetit të ndërtuar mbi krim. Në krye të këtyre përshkrimeve do të jetë formulimi: “…edhe ashtu janë të gjithë të njëjtë” apo “të këtillë jemi ne, më mirë nuk meritojmë”.

4.

Pra, kryeministër i ardhshëm nuk do të jetë Behgjet Pacolli.

Sa frikësuese për këtë vend që kjo të jetë e vetmja e ardhme që mund të parashikohet për të.

Kjo duhet të jetë posaçërisht frikësuese për LDK-në dhe VV-në, të cilat, duke qenë në opozitë deri më sot, do të garojnë natyrshëm me parullën e ndryshimit. Por, në rregullimin politik dhe kushtetues të vendit, fakti që garojnë me parullën e ndryshimit nuk do të thotë gjë. Çfarëdo koalicioni i partive të tjera që rrit numrat e zgjedhësve mund t’i lërë këto dy parti duke avokuar për ndryshime nga bankat e opozitës.

/koha.net/

Etiketa: Albin KurtiBehgjet PacolliÇka ndodh kur Pacolli të mos zgjidhet kryeministër?Kadri VeselikryeministerRamush HaradinajVeton SurroiVjosa Osmani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Provokimi/ Ekstremistët grekë në Kalanë e Himarës me flamurin separatist

Provokimi/ Ekstremistët grekë në Kalanë e Himarës me flamurin separatist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com