Cinizmi i Vangjel Dules: 80-vjeçarja ndalohet të shkojë në Çamëri për arsye teknike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cinizmi i Vangjel Dules: 80-vjeçarja ndalohet të shkojë në Çamëri për arsye teknike

11:08 | 14/02/2017
në Uncategorized
0

“Nuk ka Çështje Çame, çështje labe, çështje myzeqare apo kështu me radhë… Nëse ka një problem pronësor, padrejtësi që i është bërë nga një shtet tjetër, ka vetëm një instrument, që është rruga e drejtësisë, e të gjitha niveleve lokale dhe atyre ndërkombëtare.”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është shfaqur mjaft cinik në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së drejtpërdrejtë: Përse ndalohet 80-vjeçarja dhe të tjerë si ajo, për të hyrë në territorin grek, vetëm pse ajo e ka të regjistruar vendlindja Paramithi, apo Pargë a vend tjetër në Çamëri.

“Për arsye teknike”, thotë Vangjel Dule, pasi sipas tij, fjala “Çamëri”, nuk ekziston në ndarjen territoriale të Greqisë, ndaj kjo e pengon shtetin grek që të lelojë këta shtetas të hyjnë në tokat e tyre. Përgjigja qesharake e Dules, vjen në vazhdën e të tjerave qëndrime që ai ka mbajtur më parë, por që përsëriti në intervistën e mbrëmshme në Top Story me gazetarin Sokol Balla.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Ka raste që autoritetet greke kanë kthyer qytetarë shqiptarë në kufi. Ka arsye të ndryshme, por një nga arsyet është edhe kjo që përmendet, por jo se përmendet lindja në Pargë apo Gumenicë, por ka patur disa pasaporta që shkruanin vendlindje, përcaktime administrative që nuk ekzistojnë në listën e përcaktimeve administrative të Greqisë dhe çdo shtet depoziton emërtimet administrative zyrtare në OKB. Greqia depoziton të vetat në OKB dhe nëse nuk korrespondojnë këto të dhëna me të dhënat e depozituara, krijohet një problem në sistemin që e konsideron të papranueshme. Është problem vetëm teknik”, ka thënë Dule.

Megjithëse Sokol Balla e ka pyetur drejtpërdrejtë për atë çfarë tha në Bruksel Komisoneri Johanes Hahn, Vangjel Dule i është shmangur pyetjes.

Ky është edhe qëndrimi konstant i palës greke në raport me zgjidhjen e Çështjes Çame. Sipas Dules, Çështja Çame nuk ekziston, ashtu siç nuk ekziston për grekët.

“Nuk ka Çështje Çame, çështje labe, çështje myzeqare apo kështu me radhë. Këto nuk ekzistojnë as si koncepte, jo më si realitete. Nëse ka një problem pronësor, padrejtësi që i është bërë nga një shtet tjetër, bota e sotme e civilizuar ka vetëm një instrument, që është rruga e drejtësisë, i të gjitha niveleve lokale dhe atyre ndërkombëtare. Edhe ne, edhe vende të tjera që na rrethojnë janë në juridiksionin e Gjykatës së Strasburgut. Të gjitha ata që kanë pretenduar se mund të kishte çështje të ngjashme në Europë dhe që ishin produkt i pas Luftës së Dytë Botërore, që kanë çuar këto pretendime në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, janë rrëzuar. Po ju kujtoj çështjen e sudetëve në Çeki, me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe lobimin e saj në gjykatë, nuk u konsiderua si çështje. Rrjedhimisht, nuk i bëjmë asnjë shërbim të mirë këtij vendi, në radhë të parë pretendime të kësaj natyre dhe pengojnë ata qytetarë të Republikës së Shqipërisë që u mjafton përcaktimi qytetar i Republikës së Shqipërisë, të pretendojnë të drejtën e tyre këto lloj zhurmash që janë karakteristika të fazave të krizës, nisin me to dhe përfundojnë me ciklin e krizës”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së, lëshoi një sërë akuzash për kryeministrin Rama, i cili duket se është bërë “armik” për Dulen e të ngjashmit e tij, vetëm që ka guxuar t’i thotë hapur, Dules e grekëve në Athinë se Çështja Çame është Çështje Shqiptare. Rama është shprehur disa herë publikisht se Çështja Çame është një çështje që qeveria shqiptare e ka shtruar në tryezën e bisedimeve me Greqinë dhe nuk ka ndërmënd ta tërheqë deri sa ajo të zgjidhet, bazuar në Konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Rama është i pari kryeministër që flet hapur për tragjedinë e Çamërisë dhe që kërkon nga pala grekë të ulet në bisedime për të gjetur zgjidhje për këtë çështje si dy kombe të qytetëruara. Kjo është arsyeja, pse zoti Dule kishte mbledhur kaq shumë mllef për kryeministrin Rama, të cilin e reflektoi gjatë gjithë intervistës në Top Story me Sokol Ballën.

Etiketa: arsye teknikeÇeshtja çameParamithiPargëSokol BallaTop StoryTragjedia e ÇamërisëVangjel Dule

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vlorë/ Basha: Më 18 Shkurt do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 27 vite

Vlorë/ Basha: Më 18 Shkurt do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 27 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com