Çfarë do të sjellë në PS një lëvizje tjetër e Ben Blushit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të sjellë në PS një lëvizje tjetër e Ben Blushit?

15:10 | 10/03/2016
në Shqiperi
0

Shtatë vite më parë në vjeshtën e 2009, Ben Blushi hapi betejën e parë me Edi Ramën dhe rreth tij u mblodhën disa deputet duke krijuar Lëvizjen për Mendimin Ndryshe në PS, LMN

Është shpallur qysh dje “Lëvizja për Demokraci” në PS. Rreth Ben Blushit dhe kundër Ramës në këtë lëvizje, janë bashkuar disa ish-drejtues të rëndësishëm të Partisë Socialiste ndër vite.

Më i hershmi ndër ta është Maqo Lakrori, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste, pjesë aktive e hartimit të programit dhe statutit të kësaj partie në qershor të vitit 1991.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

kongresi 10 i ppshMadje, Maqo Lakrori ishte i pari që u kuotua për kryetar i ri i Partisë Socilaiste në Kongresin e dhjetë të PPSH-së, ditën kur kjo parti do të merrte emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ai ka qënë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së prej asaj kohe e deri në vitin 2005, kur Fatos Nano u largua nga kreu i kësaj partie. Më vonë në vitin 2009, kur Edi Rama rikandidoi për postin e kryetarit të PS-së në një situatë të ngjashme me sot, tek sulmohej nga Ben Blushi, Maqo Lakrori shpalli kandidaturën për kryetar të PS-së.

lakrori-ramaNë garë me Edi Ramën, Maqo Lakrori mori vetëm 6.5% të votave të socialistëve përkundrej 93% që mori Edi Rama.

Platformës së kundërshtarëvë të Ramës “Lëvizja për Demokraci në PS-së” i është bashkuar edhe ish-Presidenti Rexhep Meidani, një ndër ish-drejtuesit e rëndësishëm të kësaj partie. Është shfaqur në politikë në vitin 1991, kur Ramiz Alia ngriti këshillin presidencial, në përbërje të të cilit ishin disa akademikë, ku u bë pjesë edhe Rexhep Meidani. rexhep meidaniKatër vite më vonë në kohën e mocionit të Nanos, për debat me PS, Fatos Nano e zgjodhi Rexhep Meidanin në krye për të drejtuar partinë përsa kohë vetë ishte në burg. Rexhep Meidani e mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm deri në vitin 1997, kur e majta erdhi në pushtet dhe Meidani u zgjodh President i Republikës.

Meidani u pozicionua në grupin e  kundërshtarëve të Nanos gjatë betejës brenda grupeve kundërshtare në PS.

meidani ramaNë Kongresin e 9 tetorit të vitit 2005, Rexhep Mediani u përballë me Ramën në garën për postin e kryetarit të PS dhe e humbi këtë garë. Ishte Kongresi i parë pas largimit të Fatos Nanos nga PS. Prej asaj kohe Meidani është pozicionuar si një ndër kritikët më të fortë të Ramës brenda së majtës.

Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, janë dy deputetë të PS-së të Shkodrës, mbështetes të Ben Blushit që kanë nënshkruar platformën kundër Ramës. “Lëvizjes për demokraci në PS” i është bashkuar edhe Ndre Legisi, themelues i FRESSH, ish drejtues i lartë në Partinë Socialiste nga viti 1991 deri në vitin 2004, kohë kur u largua bashkë me Ilir Metën për të themeluar Lëvizjen Socilaiste për Integrim. Legisi u largua edhe nga Meta, kur ky i fundit vendosi të bëjë koalicion me Berishën. Ndre-Legisi-e1368002099756Legisi iu bashkua Ramës në PS, por përsëri iku sapo PS erdhi në pushtet. Legisi kthehet në PS për t’iu bashkuar plaftormës kundër Ramës.

E ka braktisur këtë platformë deputetja Arta Dade, e cila ishte ndër të parat që doli në mbështetje të kërkesave të Ben Blushit për respektimin e statutit të partisë.

***

Ben Blushi, rreth të cilit janë bashkuar të pakënaqurit me Ramën, nuk e ka për herë të parë kryesimin e një lëvizje politike brenda PS-së. Shtatë vite më parë në verën e 2009, Ben Blushi hapi betejën e parë me Edi Ramën. Kur PS i humbi zgjedhjet e 29 qershorit 2009, sipas statutit, Edi Rama duhet të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të PS-së. Por, Rama nuk e dha dorëheqjen duke argumentuar se zgjedhjet ishin vjedhur nga Berisha. Në këtë situatë, Ben Blushi i ndjekur nga disa deputet të PS-së nisën “Lëvizjen për Mendimin Ndryshe” në PS, LMN.

LMNKjo lëvizje funksionoi për disa muaj dhe pjesë e saj ishin deputetët Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, Marko Bello, por edhe Musa Ulqini, i cili në atë kohë nuk ishte deputet i PS-së, pasi Rama e kishte lënë jashtë listës së kandidatëve.

Pas disa aktiviteteve nëpër salla të mbyllura LMN e përfundoi shpejt agjendën. Jo se lëvizja nuk pati mbështetje në PS, por se drejtuesi i saj vendosi papritur ta braktisë. Në media u shkrua se Ben Blushi bëri marrëveshje me Ramën për ta lënë atë të qetë në krye të partisë edhe për një mandat. Ndërkohë që deputetët që iu bashkuan Blushit mbetën jashtë listës së Ramës për deputet në vitin 2013, Ben Blushi vazhdoi të kishte të gjitha privilegjet brenda PS-së, pasi Blushi ishte kryesues i listës së Elbasanit për zgjedhjet e qershorit 2013.

Ndërsa Arben Malaj, Marko Bello, Andis Harasani janë tashmë jashtë politikës, kurse Kastriot Islami është paradoksalisht në PD. Nga deputet i PS-së dhe një ndër njerzit më radikalë kundër së djathtës, Islami është sot deputet i kësaj Partisë Demokratike dhe anëtar i forumeve drejtuese të saj.

Deputeti i PS, Ben Blushi, Maqo Lakrori dhe Ndre Legisi, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, Maqo Lakrori and Ndre Legisi, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Lëvizja e rradhës e Ben Blushit, me njerëz që kanë shumë më pak peshë politike në PS se sa ata të LMN-së, nuk pritet të shkaktojë ndonjë tërmet në këtë parti. Kanë peshë të papërfillshme politike jo për shkak të profilit të tyre, por për shkak se Ramën nuk e dëmton dot vota e asnjërit prej tyre. Ata janë thjesht anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ndërsa tre deputetë, Blushi, Hafizi, Kopliku janë shumë pak për t’i bërë presion Ramës. Edhe Arta Dade e braktisi lëvizjen, teksa nuk u bë firmëtare të “Lëvizjes për Demokraci në PS”.

Etiketa: Andis HarasaniArben Malajedi ramaKastriot IslamiLMNLuljeta ProgniMarko BelloMimoza HafiziNamik kopliku. Maqo lakroriNdre legisipor edhe Musa Ulqini

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Akoma gjallë është rospia?

Statusi i PS, nga Brioni i Nanos tek Donato i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com