Çfarë është “Rilindja”, veçse një bandë me e madhe se ajo e Admir Murataj? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është “Rilindja”, veçse një bandë me e madhe se ajo e Admir Murataj?

22:31 | 11/04/2019
në Kryesore
0

 

Nga Gentian Gaba

Në librin e katërt të “De civitate Dei”, Shën Augustini, flet për mbretëritë pa drejtësi. Doktori i kishës ngre pyetjen retorike: Nëse heqim drejtësinë, çfarë janë në thelb mbretërit (shtetet), veçse banda të mëdha plaçkitësish? Po bandat e plaçkitësve, a nuk janë në veçse mbretëri (shtete) të vogla? Këto të fundit janë një grup njerëzish që i nënshtrohen një udhëheqësi, të lidhur me njëri-tjetrin nga një pakt social dhe plaçkën e grabitur e ndajnë sipas ligjësive që mbajnë bashkë atë grupim.
Në qoftë se keqbërës të tjerë i bashkëngjiten kësaj bande ajo rritet deri në atë pikë sa mund të kontrollojë një territor të caktuar, duke forcuar pozicionet, duke pushtuar qytete të tjera, duke nënshtruar popuj të ndryshëm dhe fiton kësodore emrin mbretëri. Emër që nuk i jepet për të treguar se lakmia dhe makutëria janë zvogëluar, por sepse pandëshkueshmëria është rritur.
Për të ilustruar mungesën e diferencave midis mbretërive pa drejtësi dhe bandave, Shën Augustini rrëfen dialogun midis një pirati, të kapur teksa plaçkiste anijet dhe Aleksandrit të Madh. I pyetur nga udhëheqësi mbi arsyet që e shtynë të trazonte detin e tij, sinqerisht dhe me elegancë mendimi, pirati iu përgjigj: “Për të njëjtën arsye pse ju trazoni gjithë universin (botën); veçse unë e bëj me një anije të vogël dhe për këtë arsye më quani pirat; ndërsa ju e bëni me një flotë të madhe dhe ju quajnë perandor”.
Kjo anekdotë pajtohet më së miri me situatën e ditëve të fundit në vendin tonë, në të cilën, një ‘fantomas’, hodhi tuç sigurinë kombëtare dhe grabiti të paktën 10 milionë euro. Mirëpo, për sa e majme mund të duket shuma e grabitur nga ‘pirati’, ajo nuk është gjë tjetër veçse një pikë uji në oqean, krahasuar me 1.7 miliard euro që, sipas KLSH-së, u ‘plaçkitën’ në vitin 2018 nga ‘banda shtetërore’.
Pra, me një dozë të madhe realizmi politik, kur hiqet drejtësia, kur rendi bie, mund të themi se shteti ynë nuk është gjë tjetër, veçse një bandë hajdutësh, në të cilin mbizotëron pandëshkueshmeria dhe ligji i më të fortit.
Nga këto premisa, dikush mund të pyesë: Çfarë është “Rilindja”, veçse një bandë me e madhe se ajo e Admir Murataj?

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

 

Etiketa: Admir MuratajGentian GabagrabitjetkrimiQeveriaRilindja

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Tiranë/ Dega shkëputet nga pema dhe thyen xhamin e makinës në ecje (film)

Tiranë/ Dega shkëputet nga pema dhe thyen xhamin e makinës në ecje (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com