Çështja Çame/ Shpëtim Idrizi: Meta në Greqi me një gjuhë të pamjaftueshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Çame/ Shpëtim Idrizi: Meta në Greqi me një gjuhë të pamjaftueshme

19:15 | 12/10/2016
në Shqiperi
0

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e ka komentuar qëndrimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në Athinë, duke e vlerësuar si një gjuhë të pamjaftueshme të kryeparlamentarit.

I ftuar në studion e Top Show, Idrizi ka argumentuar pse politikanët shqiptarë nuk mund të intimidohen më nga Çështja Çame dhe në të vërtetë Meta shkoi në Athinë i intimiduar.

Argumenti i Idrizit për Metën ishte se deklarata e Komisionerit Hahn i ka dhënë më shumë mundësi politikanëve shqiptarë që të flasin hapur për Çështjen Çame si një çështje për t’u zgjidhur mes dy vendeve, si një çështje e të drejtave të njeriut. Idrizi u shpreh ndër të tjera se Meta nuk u duk shumë i qartë, nëse çështja e varrezave greke është e së shkuarës apo e së ardhmes, pasi pranoi deri diku se Çështja Çame është e së shkuarës. Është fjala për qëndrimin e tij “europian”, pasi presidenti grek i kërkoi atij zgjidhjen e çështjes së varrezave greke.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në studion e Top Show historiani Pëllumb Xhufi shprehu rezervat e tij për përbërjen e delegacionit të drejtuar nga Ilir Meta, atje ku dominonin deputetë të Jugut apo minoritetit e ku mungonte një deputet i PDIU-së.

Pati debat mes të ftuarve të tjerë, analistët Mentor Nazarko e Preç Zogaj, lidhur me kontributet që kanë dhënë qeveritë e majta e të djathta. Për këtë Shpëtim Idrizi falenderoi dy palët duke theksuar se Çështja Çame nuk është as e majtë e as e djathtë, por është një çështje shqiptare, një çështje e të drejtave të njeriut për të cilën tashmë ka një projekt konkret për zgjidhjen e saj.

1

Ja disa nga momentet e Top Show marrë nga faqja e Top Channel:

“Vizita e zotit Meta në Greqi përkoi me letrën e komisionerit Hahn dhe në vigjilje të kësaj vizite ministri i Jashtëm grek, Kotzias, iu drejtua me një gjuhë të zhdrejtë komisionerit Hahn për Çështjen Çame. Në këndvështrimin tim edhe të PDIU-së, gjuha e zotit Meta ishte e pamjaftueshme. Ai duhet të ishte më i drejtpërdrejtë, pasi detyrohet nga Rezoluta Çame që është miratuar në parlamentin shqiptar, si dhe është çështje prioritare edhe e qeverisë shqiptare. Zoti Meta deklaroi se duhet të shohim nga e ardhmja, por kërkesa për varrezat greke çështje nga e ardhmja është? Pastaj, Çështjen Çame nuk çështje nga e shkuara, por shumë aktuale, ashtu siç po e trajton Komisioneri Hahn”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PDIU-së, kujtoi se Ilir Meta ishte një nga kryeministrat e parë që në vitin 1999 i kërkoi Athinës në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë sesa sot që Çështja Çame duhet të trajtohet si çështje pronësore dhe e të drejtave të njeriut.

Ndërsa, Pëllumb Xhufi vuri në pikëpyetje delegacionin që shoqëron kryekuvendarin Meta. Sipas tij, ai nuk kishte asgjë kundër personave me etni greke, por Çështja Çame është një çështje që i përket të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre të Jugut.

“Çështja Çame është si Çështja e Kosovës, kërkon angazhim të të gjithë shqiptarëve. Nga Veriu në Jug, përtej Oqeanisë. Duhet një angazhim i të gjithëve. Mos më keqkuptoni, nuk kam asgjë kundër atyre që janë në delegacion”, tha Xhufi.

Në lidhje me këtë temë, Shpëtim Idrizi u pajtua se përbërja e delegacionit mund të ishte ndryshe, madje si rregull, ai deklaroi se duhet të ishte edhe një përfaqësues i partisë së tij.

“Delegacioni nuk reflekton as përbërjen e Parlamentit të Shqipërisë. PDIU është partia e katërt parlamentare dhe si rregull në vizita zyrtare duhet të jemi ë përfshirë. Në këtë rast nuk ishim dhe nuk na është thënë pse. Në vizitat zyrtare shkojnë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare, unë kuptova vonë për këtë vizitë, sepse do të kërkoja që të ishte edhe një përfaqësues të PDIU-së në delegacion, por do të kërkoj arsyen pse nuk ishim të përfaqësuar si parti. Mendoj se do të ishte rasti që të tregonim se jemi vende europiane që ulemi në tryezë dhe bisedojmë dhe s’jemi vende të Luftës së Dytë Botërore. Ishte një shans i munguar”, tha Idrizi.

Ndërsa, Preç Zogaj ndërhyri duke thënë se politikanët shqiptarë janë të kompleksuar.

“Këto janë komplekse të kryetarit të Kuvendit. Ai ka thënë se mos i provokoj nëse marr një përfaqësues të PDIU-së. Ai ka marrë Dulen që pajtohem, sepse është një deputet minoritar, por pse të mos e marrë Idrizin ose një deputet të PDIU-së. Këta janë të kompleksuar”, tha Zogaj.

Përfshirja e Çështjes Çame në gjuhën e Brukselit, për Mentor Nazarkon paraqet një përparim.

“Gjuha e komisionerit Hahn nuk është rastësore. Ai përfaqëson mendimin e vendeve anëtare. Ministria greke ka reaguar 4 herë deri më tani. Ata po detyrojnë ministrin Kotzias të jap dorëheqje. Kotzias po mundohet të vejë kapakun një tenxhereje që është duke shpërthyer”, deklaroi ai.

Etiketa: athineÇeshtja çamegjuhë e pamjaftueshmeIlir Metakryeparlamentarikryetar i Kuvenditkryetari i PDIU-sëShpetim IdriziTop Show

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Do të dëshiroja dhe unë që të ecja si të gjithë të tjerët

Do të dëshiroja dhe unë që të ecja si të gjithë të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 13 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 13 Janar 2026 –

07:36 | 13/01/2026
Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

23:34 | 12/01/2026
PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

23:10 | 12/01/2026
Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

22:52 | 12/01/2026
qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

22:04 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 13 Janar 2026 –
  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –
  • Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –
  • qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –
  • Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 13 Janar 2026 –
  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com