“Çamët nazistë”, Idrizi-Pavlopoulos: Plak i rrjedhur! E rëndë që Rama dhe Meta nuk i përgjigjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çamët nazistë”, Idrizi-Pavlopoulos: Plak i rrjedhur! E rëndë që Rama dhe Meta nuk i përgjigjen

09:08 | 08/03/2019
në Kryesore
0

Presidenti grek, Prokopios Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh tjetër Shqipërisë ku tha se mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Pavlopoulos tha se çamët shqiptarë kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve.

Pas këtyre deklaratave të turpshme ka reaguar kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU e quan plak të rrjedhur presidentin grek, ndërsa nënvizon se Çështja Çame do të pranohet shpejt nga Greqia.

Por sipas Idrizit, më e rëndë është heshtja që flet e autoriteteve shqiptare, Ministrit të Jashtëm, Kryeministrit, e Presidentit të Shqipërisë që nuk i japin përgjigje këtij Presidenti Shovinist që kërcënon Shqiperinë për Çështjen Çame, detyrim që u rrjedh nga Kushtetuta, Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, e reciprociteti dhe dinjiteti Kombëtar.

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Reagimi i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi:

Me shumë keqardhje po aspak i befasuar, ndoqa dhe sot deklatarën e pa vend dhe arrogante të këtij plaku të rrjedhur, Presidentit të Greqisë që vjen vërdallë dhe në mënyrë të përsëritur kërcënon Shqipërinë me integrimin Europian nëpërmjet Çështjes Çame.

Ky plak i rrjedhur që sillet vërdallë në mënyrë të përsëritur fyen kujtimin e mijëra shqiptarëve të Çamërisë të masakruar në shtëpitë e tyre, por dhe mijëra të tjerëve që u shpërgulën me dhunë nga Bandat e Napolon Zervës.

Ky plak i rrjedhur që na paraqitet si përfaqësuesi më i madh i qarqeve shoviniste Greke dhe Agimit të Artë që i ka në Parlamentin e Greqisë, por dhe i atyre që masakruan Partizanët Grek deri në Malin e Gramozit.

Shekulli i kaluar i goditi shqiptarët me padrejtësitë historike të coptimit të trojeve Shqiptare në vitin e mbrapshtë 1913, që Ju paturpësisht festonit para disa ditëve nga Konica, tokë shqiptare, e mendoni të përmbysni dhe historinë.

Të jesh i sigurt ti o plak i rrjedhur se ky është shekulli i Shqiptarëve.
Është vetëm çështje kohe të pranoni dhe Çështjen Çame, që sot po e përdor jo si plak i urtë me thinja në fushatë elektorale të Greqisë, siç pranuat pas 20 vjetësh me Marrëveshjen e Ohrit emrin e Maqedonisë së Veriut.

Por më e rëndë është heshtja që flet e autoriteteve shqiptare, Ministrit të Jashtëm, Kryeministrit, e Presidentit të Shqipërisë që nuk i japin përgjigje këtij Presidenti Shovinist që kërcënon Shqiperinë për Çështjen Çame, detyrim që u rrjedh nga Kushtetuta, Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, e reciprociteti dhe dinjiteti Kombëtar.

Z.Pavlopulos, në Shqiptarët e Çamërisë ju vërtetojmë që grekët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve nga Rallis, Micotaqi, Mërimaraqis, Karamanlis etj. Po Ju Grekë me gjithë Greqinë, mund të na vërtetoni që Çamet ishin bashkëpuntorë? Tërë këto 74 vite keni ngritur akuza politike dhe asnjëherë nuk keni ofruar argumente Historike.

Etiketa: çamëedi ramaGreqiaIlir MetanazistëProkopios PavlopoulosShpetim Idrizi

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para
Për budallaçkat që nuk e dinë sa e bukur është bota përtej leckave!

Për budallaçkat që nuk e dinë sa e bukur është bota përtej leckave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com