Çamët i përgjigjen Presidentit grek: Vetëm nëse zhduk shqiptarët, mund të thuash që Çështja Çame nuk ekziston – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çamët i përgjigjen Presidentit grek: Vetëm nëse zhduk shqiptarët, mund të thuash që Çështja Çame nuk ekziston

14:30 | 06/02/2018
në Uncategorized
0

Deklaratë e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqatës Patriotike Atdhetare “Çamëria”

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.

Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit grek, Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian nuk mund të kalojë nga Lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat europiane. Nëse Shqipëria do të heshtë përballë shkeljes së të drejtave të njeriut, ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.

Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.

PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.

Është e tepërt heshtja përballë fyrjes dhe përbuzjes.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë.

I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.

Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.

Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.

Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.

Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën  më pas.

E vetmja mënyrë që zoti Pavlopulos ka që të thërrasë deri në në kupë të qiellit që ne, çamët nuk ekzistojmë, është të na eleminojë të gjithëve, të çojë deri në fund veprën mizore të Napoleon Zervës.

Përndryshe, sa të jetë gjallë, qoftë dhe një shqiptar i vetëm Çështja Çame do të ekzistojë, do apo nuk do Prokopi dhe soji i tij.

Përsa i përket popullsisë së martirizuar hebreje dhe Holokaustit është mirë t’i kujtojmë Presidentit grek, 25 marsin e vitit 1994, ku nën drejtimin e kryeministrit kuisling grek, Joani Ralli u çuan brenda tre orësh në kampet e shfarosjes naziste 1725 hebrenj të Epirit, mes të cilëve dhe shqiptarë të Çamërisë.

Vetëm tre orë ju desh parardhësve të Pavlopulosit për të bërë gjëmën.

Prandaj, ja ku po i themi Presidentit “trim”: Sado të kërcënosh me veto, pa veto, me ushtarë e pa ushtarë, Çështja Çame ekziston, përderisa ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë.

Nëse na do përballë, përballë do na kesh!

Etiketa: Agimi i ArtëÇamët i përgjigjen Presidenti grekÇeshtja çamehebrenjtëholokaustinë kupë të qiellitProkopis PavlopoulosShqiptarët

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Në hetim për shkelje në rrugën Tiranë-Elbasan, reagon Haxhinasto: Koha e drejtësisë popullore ka përfunduar

Në hetim për shkelje në rrugën Tiranë-Elbasan, reagon Haxhinasto: Koha e drejtësisë popullore ka përfunduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com