Dy ditë më parë, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda u zgjodh sekretare e përgjithshme e kësaj partie. Ka marrë urime të shumta nga miq kolegë e politikanë nga të tëra forcat politike.
Nuk mund të mungonte në këto urime as analisti, Ilir Kulla, i cili i shkruan në fb: “E ka thënë Kryetari, çam s’lind, bëhesh”. Mesila është përgjigjur shpejt e me argumenta të padiskutueshme: “Çame nuk jam, por çamë bëj, kam bërë dy”. Mesila është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e gazetarit Enkel Demi, i cili ka prejardhjen nga Çamëria.