Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bulisti i Parlametit

Nga 27.al 0

Nga Mesila Doda

Ka një bulist në politikën shqiptare, një prej atyre që hakërrehen si llaxore në foltoren e Parlamentit, që vjedh, kërcënon dhe merrr gjithë shtetin shqiptar dhe e fut në xhep, një që shpërhapet në diskurin e tij publik si llaxoret e lagjes tek rradha e vajgurit.
Pasi ata që pësonin bulizmin e ksaj qënje arrogante dhanë e morën e pasi nuk lanë derë pa trokitur ju desh të bënin aktin final… të largoheshin nga fushbeteja e Bulit për të ngritur sirenat e alarmit tek të gjithë ata që skishin veshë të dëgjonin e sy që të shikonin. Ndodhi e padëgjuara… arbitrat u turrën ti vinin fajin atyre që e pësonin… Buli jo, Buli ishte krejtësisht legjitim të vazhdonte të vidhte, të fyente, të kërcënonte e në darkë të vazhdonte pazaret me rracën e trafikantëve shok të Bulit.
Ditën që arbitrat i kërkuan Bulit të mbante fjalën e të mos bënte çorap vendin, Buli doli në fis… i tregoi derën arbitrave që deri në atë kohë i kish mbajtur si jastëk e deklaroi se kjo është fusha ime e bëj atë që më teket… se Buli të tregon vendin dhe rregullat i bën vet dhe rrokopujën e bën mal, mjafton që ai të fitojë e ti turret gjithë të tjerëve që nuk ulin kokën para Bulit dhe bandës së tij.
Kjo me pak fjalë është historia e Bulit më frikacak që ka parë historia e këtij vendi. Do e shihni se si do kërkojë pasaportën nëpër sirtarët e zyrës si dikur ca vite më parë në vitet 97-98… sapo të ndjejë që të tjerët janë shumë e kanë vendosur të hyjnë në fushë e ti thyejnë këmbët e kokën…Duhet vetëm ta kuptojnë se sa shumë janë, të marrin nga një shkop bejzbolli në dorë dhe Buli do vrapojë i pari të gjejë pasaportën e humbur nëpër sirtare…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej