• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bukuresht 1923/ Kur Asdreni deklaronte pasurinë: Kam një shtëpi pa çati në Drenovë, një arë e një vreshtë

13:34 | 04/10/2017
në Uncategorized
0

Si ka vepruar ligji për deklarimin e pasurive në Shqipëri 100 vjet më parë, kur zyrtarët e të gjitha niveleve deklaronin gjithçka kishin.

Deklarimi i pasurisë është sot një ndër çështjet më të diskutuara për shkak se procesi është me shumë rëndësi për zbatimin e gjergj-fishta-asdreni-lasgush-poradeci-ernest-koliqi-300x285reformës në drejtësi. Politikanë, gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, janë të detyruar të deklarojnë pasuritë e tyre si një praktikë që parimisht ndihmon në evidentimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Lexo edhe

Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

Një praktikë e tillë ka ekzistuar qysh 100 vjet më parë. Na vjen e vërtetuar përmes “Fletës personale” të Aleksandër Stavre Drenova, Asdreni, poet, publicist, patriot shqiptar, autori i Himnit të Flamurit. Dokumenti është i vitit 1923. Ishte koha kur Asdreni ishte emëruar si sekretar i konsullatës shqiptare në Bukuresht. Me sa duket në dokumentet e marra në Arkivën e Shtetit, deklarimi i pasurisë ishte kriter qysh në atë kohë. Duket nga mënyra se si Asdreni e ka plotësuar me detaje fletën personale, kur rrëfen se ka një shtëpi pa çati në Drenovë, një arë e një vreshtë.

Në 100 vitet që vijuan kjo praktikë nuk ekzistoi, për të mbërritur në ditët e sotme kur gjyqtarë, prokurorë, politikanë e zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi janë të mbytur në luks, por deklarojnë të ardhura modeste.

Fletë personale

Aleksandër St Drenova

Sekretar i konsullatës në Bukuresht

Lindur në Drenovë, katund në periferi të Korçës në vitin 1872.

Pas studimeve në gjimnaz vazhdova studimet për Shkenca Politike të shtetit në Bukuresht. S’kam diplomë.

S’kam patur nëpunësi shteti të huaj e as në Shqipëri. Për shumë kohë kam qënë sekretar i shoqërisë shqiptare të Bukureshtit.

Jam emëruar si sekretar i konsullatës në Bukuresht, fillova qysh me 15 të marsit, kur nisi të funksionojë kjo kontratë.

Jam i pamartuar

Në Drenovë kam një shtëpi pa çati, një arë dhe një vreshtë.

6 shkurt 1923 Bukuresh. Aleksandër ST Drenova

asdreni

Në një tjetër dokument duket se Asdreni, por edhe të tjerë zyrtarë të konsullatës nuk ishin paguar prej tri vitesh. Atje pasqyrohen të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me datën e nisjes për në Bukuresht dhe datën e kthimit drejt Tiranës. Në formularin e mëposhtëm ka një zë që lidhet me vërejtjet që mund të merrte nëj zyrtar. Asdreni nuk kishte asnjë vërejtje të marrë në jetëshkrimin e tij (CV), siç duket në këtë dokument.

asdreni2

Etiketa: Aleksander Stavre Drenovaasdrenideklarimi i pasurisëFleta personaleHimni i Flamuritpatriotpoetpublicist

Të Lidhura

Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

nga 27
14:33 | 08/02/2023
0

Periudha e pas-blerjes së Twitterit nga ana e multi miliarderit afrikano jugor Elon Musk, ka hasur disa vështirësi. Duhet thënë...

Rama ‘eliminon’ kandidaturat: Nuk votojmë avokatin e PD

Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së

nga 27
14:31 | 08/02/2023
0

Bllokuan foltoren seancën e kaluar plenare, përjashtohen 10 ditë 8 deputetë të PD-së (vazhdon) The post Përjashtohen 10 ditë nga...

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

nga 27
14:23 | 08/02/2023
0

Hyrja e Bledit në shtëpi i “hapi sytë” Deas. Ai i tha asaj që këtu brenda ka ndryshuar komplet dhe...

Skandali i manipulimeve te Juve, ‘zonjës’ i hiqen 15 pikë –

Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –

nga 27
14:05 | 08/02/2023
0

Thashethemet shkojnë të gjitha në një drejtim. Më 27 mars, në seancën paraprake para gjyqtarit hetues Marco Picco, i cili...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Një tallje me PD dhe gratë e saj!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

14:33 | 08/02/2023
Rama ‘eliminon’ kandidaturat: Nuk votojmë avokatin e PD

Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së

14:31 | 08/02/2023
Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

14:23 | 08/02/2023
Skandali i manipulimeve te Juve, ‘zonjës’ i hiqen 15 pikë –

Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –

14:05 | 08/02/2023
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit –

Salianji ironizon kërkesën e PS: Aman më përjashtoni –

13:59 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”
  • Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së
  • Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –
  • Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –
  • Salianji ironizon kërkesën e PS: Aman më përjashtoni –
  • Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”
  • Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com