Deputeti socialist Erjon Braçe i ka dërguar një mesazh kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili e ka fyer Braçen, gjatë fjalës në Parlament duke i thënë: mos u bëj kone!
“Të fala Vangjel. Kone për Shqipërinë bëhem, qen për Greqinë tënde kurrë!”, shkruan Braçe.
Debati mes Dules e Braçes ndodhi në seancën e sotme parlamentare, kur Vangjel Dule po fliste me kritika për qeverinë. Braçe e kundërshtoi nga vendi ndërsa Dule reagoi me fyerje. Pas tij, kryeministri Rama i është përgjigjur fyerjes së Dules ndaj Braçes me fjalët: “Si të vjen ty Vangjel po të themi: Mos u bëj kone e Greqisë?!”