Rrjetet sociale janë “zbardhur” nga dëbora. Facebook-u këto ditë ngjan si një pistë garimi se kush poston foton më të bukur. Ama disa momente duhen përjetësuar në fotografi sepse janë pamje që rrallëherë mund të shihen. E një fenomen i rrallë është parë në Shkodër. Shkodranët kanë postuar fotografi të qytetit në mbrëmje ku dëbora e ka shndërruar natën-ditë.