Blendi Fevziu: Pse ia “fali” Ramës kritikat e ambasadorit Lu, kush ia ka mbyllur gojën PD-së? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blendi Fevziu: Pse ia “fali” Ramës kritikat e ambasadorit Lu, kush ia ka mbyllur gojën PD-së?

13:57 | 10/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Blendi Fevziu

Kush ja ka mbyllur gojën Partisë Demokratike? Kjo është pyetja më normale që do bënte çdo qytetar që beson që vendi po qeveriset keq nga mazhoranca e majtë. Por jo vetëm ai. Edhe çdo qytetar që beson se një opozitë e fortë është e domosdoshme për vendin. Madje edhe një i majtë, që e kupton se një qeveri që ka përballë një opozitë reale është më e përgjegjshme dhe e kujdesshme.

Opozita po flet, mund të përgjigjet dikush! Madje mund të sjellë edhe shembullin e ditës së enjte në parlament. Mund edhe të referojë  përjashtimin e Bashës po atë ditë nga parlamenti.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Vetë deputetët dhe opozitarët e tjerë të PD mund të tregojnë që po punojnë. Dalin në mëngjes në punë dhe kthehen mbasdite. Pra ata janë në punë. Dalin edhe në Tv dhe recitojnë po atë tekst. Shkruajnë edhe statuse në facebook.

Por opozita e PD është në mos inekzistente, fare e zbehtë. Këtë e ndjen kudo dhe kjo është realisht një fatkeqësi. Jo se nuk flet, por fjala e saj nuk po sjell besim dhe kjo është akoma më fatale.

Dita e enjte ishte shembulli më i mirë për të ilustruar këtë bindje. Pra opozitën e zbehtë, me të cilën sot, ekzaltohen vetëm përfaqësuesit e qeverisë.

Të enjten, unë dhe besoj çdo qytetar i Shqipërisë ka besuar se Rama do kryqëzohej në parlament pas deklaratave të ambasadorit amerikan për krimin në Shqipëri. Unë besoja se ai do të thirrej për interpelancë dhe do t’i kërkohej llogari që ende sot, javë të tëra pas ngjarjeve në Elbasan, Vlorë e Durrës nuk ka asnjë reagim zyrtar. Unë besoja se atij do t’i kërkohej llogari se kush janë 4 klanet mafioze dhe kush janë 20 familjet kriminale që drejtojnë sot Shqipërinë?

Unë besoja se PD do të ftonte publikisht LSI që të ngrinin një front të përbashkët opozitar kundër mazhorancës të enjten për të kërkuar me alarm atë që përfaqësuesi i SHBA e tha zyrtarisht në Tiranë. Dhe atë që shtypi po e thotë me kurajo përditë.

Por PD nuk tha asgjë. Hyri në një problem procedurial, shumë të rëndësishëm, por shumë më pak të rëndësishëm se sa kërcënimi nga krimi. Dhe jashtë kontekstit që prodhuan deklaratat e LU.

Ende sot nuk kuptohet se përse PD ja “fali” Ramës kritikat e Lu dhe perse nuk flet më ashpër për krimin?

Do kishte sens që foltorja të bllokohej nëse Kryeministri nuk fliste për këtë gjë; do kishte sens që opozita të mos dilte prej aty pa marrë një përgjigje të saktë. Por shmangia e temës së ditës, në mos një tolerim i menduar është një gafë.

Opozita nuk bëhet me kalendar! Temat nuk përcaktohen një herë në vit, por ndjekin zhvillimet aktuale në vend. Ndryshe, është opozita ajo që po zbaton porosinë që Rama ju dha dje deputetëve të tij: me opozitën silluni në frymën e marrëveshjes së 18 majit! Ky vend nuk bëhet më i mirë nga cilësia e qeverisjes! Ky vend bëhet më i mirë nga cilësia e opozitës.

/opinion.al/

Etiketa: Ambasadoriblendi fevziuDonald Luedi ramakritika

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tare: Kombëtare me identitet, s’duhet presion mbi trajnerin

Tare: Kombëtare me identitet, s’duhet presion mbi trajnerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

23:34 | 12/01/2026
PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

23:10 | 12/01/2026
Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

22:52 | 12/01/2026
qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

22:04 | 12/01/2026
Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

21:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –
  • Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –
  • qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –
  • Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –
  • Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com