Biznesi i vogël ul sërish qepenat: S’e përballojmë dot TVSH-në, do falimentojmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesi i vogël ul sërish qepenat: S’e përballojmë dot TVSH-në, do falimentojmë

13:30 | 10/04/2018
në Uncategorized
0

Biznesi i vogël ka protestuar sërish kundër uljes së pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, që ka hyrë në fuqi që nga data 1 prill.

Në tregun e madh në kryeqytet te Medreseja, dhe në zona të tjera, bizneset kanë ulur qepenat dhe nuk pritet t’i hapinmë gjatë ditës së sotme. Ata qëndrojnë të indinjuar jashtë qepenave të mbyllur.Të kontaktuar nga Monitor ata pohojnë se fitimet e tyre janë minimale dhe çdo kosto shtesë, si për mbajtjen e llogarive ashtu dhe për pagesë TVSH-së do të ishte e papërballueshme për ta.

Tregtarët, në pjesën më të madh ishin të frikësuar dhe nuk pranuan që të identifikoheshin me emra. Shumë prej tyre pohuan se kanë kaluar në TVSH vetëm sepse e kalonin shumë pak pragun prej 2 milionë lekë në vit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edhe pa vendosjen e TVSH-së, pohojnë tregtarët, ata me zor ia dalin të mbijetojnë për shkak se qarkullimi i tyre ka rënë ndjeshëm prej disa vitesh, si rrjedhojë e konkurrencës që u ka ardhur nga qendrat tregtare, por edhe rënies së fuqisë blerëse. “Dikur klientët nuk mendoheshin dy here për të blerë një produkt, edhe pse ai mund të ishte i shtrenjtë, tani edhe ku është më i lirë kërkojnë që të kenë një skonto shtesë”, thotë Andi, i cili ka vendosur që mbylle dyqanin që kishte te Rruga Myslym Shyqi.

Luli, e cila qep dhe qëndris vetë dhe i tregton produktet e saj në një dyqan të vogël, thotë se ngarkesa e TVSH-së për të do të jetë shumë e lartë, për shkak se ajo e ble lëndën e parë shumë lirë dhe vlerën e shtuar ia jep puna e saj e dorës, pra nuk ka ku ta shkarkojë TVSH-në në shitje.

Më herët, gjatë një takimi me mediat ditën e sotme, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit. Sipas ministrit, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por ka në fokus saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh. “Fokusi është te biznesi i madh, është te qartësia e transaksionit për të mbledhur më shumë TVSH nga biznesi i madh”- deklaroi Ahmetaj. “Nuk do të ketë gjoba për bizneset e vogla për gabime në deklarim deri në 31 dhjetor 2018 dhe janë angazhuar shumë sportele specifike për asistencë për bizneset e vogla, gjatë këtij procesi”- theksoi Ahmetaj. ‘Është një ngjarje normale ekonomike’- tha më tej ministri.

Ndryshe nga financat, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë që në fillim kundër uljes së pragut të TVSH-së. Përfaqësuesja e Misionit të FMN në Tiranë, Anita Tuladhar, ka pohuar së fundmi se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.

Edhe përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin kanë vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, ka pohuar ai.

Biznesi i vogël ul sërish qepenat: Nuk e përballojmë dot TVSH-në, do falimentojmë

Etiketa: biznesi i vogëlqepenaTVSH

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Republika ideale” dhe PS

Kur fitoret e të djathëve në botë, festohen si të PD në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com