Birra e diktaturës nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes, ishte sapun për fytin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Birra e diktaturës nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes, ishte sapun për fytin

13:13 | 12/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Birra e diktaturës nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes. Ishte sapun për fytin, tretëse yndyrash, dhjamrash, sgrasator i marrinave gastronomike që shqiptari hidhte në stomak.

Nuk mund të pije birrë sa të doje. Sepse birrë s’kishte. Por edhe sepse ngjallje dyshime; Ku i gjen paret ky që pi gjithato birra ?!
Ndonjë birrë më të rrallë e pinin vetëm qytetarët. Një birrë kushtonte sa një ditë pune në kooperativë. Fshatar duke pirë birrë ishte po aq e mundur sa dhe diversant në mes të ditës në Sheshin Skënderbej.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të pinin birrë femrat në klubet e pista plot pijanecë dhe spiunë, nuk bëhej fjalë. Birra për gurmazin dhe stomakun ishte si Kanoçja për sytë dhe mendjen; Arratisje në një bote iluzore, pa mbledhje kolektivi, tejkalime plani, parada militare, arrestime, purga, pëshpërima për pushkatime.

Birra ishte një “Pelë Troje” futur tinëzisht prej borgjezisë ndërkombëtare për të përçarë rradhët e klasës puntore, e cila, duke pirë birrë harronte revolucionin proletar mbarëbotëror. Për birrën shqiptarët dinin se bëhej prej uji dhe elbi, asgjë tjetër.

Prej të rrallëve që arrinin ta “çanin ferrën” vinin habere se “jashtë shtetit” birrën e pinin më së shumti gjermanët. Birrë pinin edhe monarkofashistët grekë të cilëve pas pak do tu derdhnim plumb në gojë. Gjithato birra me shishe dhe kanoçe që shiheshin nëpër reklama dhe filma, pinte edhe qeflia Italia. Në Çeki dhe Poloni uji kishte dalë jashtë përdorimit prej kohësh. Atje birrën ta sillnin me rubinetë në shtëpi.

Efektet afrodiziake të birrës i shprehte më së miri pohimi; Filania i ka këmbët si shishe birre. Me anë miqsh e stërmiqsh që i gjente ku ishin e ku s’ishin, dhëndërri siguronte dasëm me birrë dhe akull me bollëk. Dhëndrrit nuk duhej me ja prish. Një herë martohet burri.

Më e bukur se nusja, më interesante se dhëndrri, më shpërthyese se ahengu, birra ishte mbretëresha e dasmave. Nuk do kënaqemi kushedi se sa në dasmën e filanit, thoshin, se ai një cop gomar është, ama do pimë birrë sa do shqepemi.
Në ditën kur “birrë kishte”, nëpër gurmazët e shqiptarëve gurgullonte birra që shplante zgjyrat dhe yndyrat nga buzët te zorrët. Thartirat e neveritshme që vinin pasditeve nga stomaku e përpjetë, s’ishin problem. Gjatë ditëve kur “birrë s’kishte”, birra harrohej.

Shqiptari duke gjerbur birrë ishte një spektakël më magjepsës se Aleksandër Mosiu me në dorë kafkën e Hamletit. Duke kthyer birrën, shqiptarit i kërciste gurrmazi glluk-glluk si lavaman i bllokuar, pasuar nga një gromësimë e zgjatur si ofshamë Ferri.
Birra shërbente edhe si monedhë apo mjet këmbimi në natyrë. Pyetja; Me sa birra do më qerasësh për nderin që të bëra ? ishte më se e zakonshme.

Kur rrallëherë për arsye që askush nuk i merrte vesh birra çfaqej me bollëk, thuhej për filanin apo fistekun; Pasi piu pa lujt venit dy arka birrë, doli bëri një shurrë kali plot me shkumë dhe dredha nga oborri në përrua. Shkulja e tapës metalike me dhëmbë, nuk çudiste askend. Me dhëmbë thërrmonin dhe hanin qelqet. Si dhe pse ndodhte kjo, një Zot e di.

Pështymat, cikrrat, qurret, gëlbazat, derdhjet, pjerdhjet, rrjedhjet, vjelljet, që shqiptarëve u dilnin nga të gjitha brimat e trupit për shkak të kequshqyerjes, ishin një spektakël makabër përtej çdo aftësie përshkruese me tekst, penel, daltë, pentagram. Duke shplarë heraherës gurrmazin nga këto tmerre me birrë skadente, shqiptarët mbijetuan me dhjetra vite. Deri kur erdhi birra. Por iku etja.

Etiketa: birrediktatureEdison Ypisapun

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama takohet me Trump, çfarë i tha Presidenti Amerikan

Rama takohet me Trump, çfarë i tha Presidenti Amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com