Berisha: Përplasja ime me Ibrahim Rugovën në vitin 1996 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Përplasja ime me Ibrahim Rugovën në vitin 1996

12:10 | 19/03/2016
në Uncategorized
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, flet në RTK për raportet e tij me ish-presidentin e Kosovës , duke sqaruar gjithë tymnajën për mosmarrëveshjen e tij me te. Berisha e cilëson Rugovën si gjeniun e politikës shqiptare 

Pyetje: Duke iu referuar dhe Kosovës dhe problemit të shqiptarëve në rajon, çështjen e integrimit që ju e keni artikuluar që në atë kohë, zoti Rugova e ka përfaqësuar lëvizjen më të madhe politike në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës në rrethana mjaft të egra në atë kohë. Ca bashkëpunimi keni patur me Rugovën, a ka ekzistuar koordinimi i mirëfilltë midis jush dhe zotit Rugova?

BERISHA: Dua të theksoj se Rugova, është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptar. Në letra, është Ismail Kadare; në humanizëm, është Nënë Tereza; në politikë, është Ibrahim Rugova. Bashkëpunimi ynë, që nga data 21 shkurt që Ibrahim Rugova ka shkelur në Shqipëri, ku ka ardhur për vizitë duke deklaruar që në aeroport që vinte me ftesë të Sali Berishës, ka qenë një bashkëpunim i ngushtë dhe intensiv, një bashkërendim i ngushtë i të gjitha përpjekjeve për të promovuar dhe për të çuar drejt zgjidhjes problemin e Kosovës. Do të të tregoj një gjë interesante. Asokohe këtu stërviteshin grupe luftëtarësh, kishin filluar nga gjysma e dytë e vitit 91 dhe vazhduan dhe gjatë vitit 92’.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Që të jem i sinqertë ishin që të gjithë nën patronazhin e qeverisë së Kosovës. Në pranonim një lloj kuverture por ajo ishte e tëra nën patronazhin e qeverisë së Kosovës. Një ditë më kërkon takim një grup prej tyre dhe i pres në Presidencë, 48 apo 50 prej tyre. Nuk i njihja. U fola për Shqipërinë dhe për Kosovën dhe në fund pasi fola 40 min sa ngrihet njëri dhe thotë: “tani na thuaj se çfarë do bësh për Kosovën?”.

I them se “unë të garantoj ty dhe të gjithë këta se 50% e kohës time unë do ja kushtoj Kosovës dhe 50% të kohës sime do ja kushtoj Shqipërisë”. Dhe këta, pasi diskutuam aty dolën dhe bën një mbledhje për të analizuar takimin me mua dhe në fund konkluduan që janë në rregull sepse unë i kisha dhënë fjalën se 50% të kohës do ja kushtoja Kosovës.

Sepse unë u thashë që në luftë me Millosheviçin ne nuk hapim sepse jemi për zgjidhje.., por nëse ai ndërmerr veprime, ne absolutisht, e kishim thënë, që do reagojmë si një komb i vetëm. Kështu që, me presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëndrimet dhe bashkëveprimet. I një rëndësie të madhe për mua ishte promovimi i personalitetit të tij dhe që të kishte takime sa më të shumta.

Dhe më kujtohet që kryeministri parë që e ka pritur në takim ishte ai grek, Mitsotaqis, sepse i thashë në Stamboll kur e takova që “ti shkon dhe takon Millosheviçin gjaksor dhe nuk takon njeriun paqësor Ibrahim Rugovën”. Po pse ta takoj më tha? Si pse ta takosh, – i them, – po pse, për dy milionë shqiptarë në Kosovë, Millosheviçin do takosh? Dhe e priti ç’është e vërteta.

Pyetje: A ka patur midis jush dhe presidentit Rugova telefonata javore?

Berisha: Jo telefonata nuk ka patur, kemi komunikuar me takime dhe me njerëz që vinin dhe shkonin por jo me telefonata. Kështu që, u arrit një hap i madh shumë në rrafshin ndërkombëtar, në Helsinki. Në samitin e Helsinkit, diplomacia shqiptare ia doli të vendosi në dokumentin e samitit një paragraf të veçantë për Kosovën pasi deri në ato momente Kosova futej në kuadrin e Serbisë. E nxorëm nga kuadri Serbisë, e nxorëm si të ishte entitet, si të ishte republikë. Kjo i tërboi rusët, kjo çeli rrugën e veprimit të pavarur të ndërmjetësve ndërkombëtar. Se në atë paragraf, pasi dënuam politikën e Millosheviçit, se edhe ata politikën e Millosheviçit e dënonin, por problemi ishte se çështjet duhet të zgjidheshin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në praninë e një pale të tretë, me një ndërmjetës, këtu ishte gjithë kleçka por rusët nuk e pranonin kurrsesi praninë e palës së tretë.

Prania e palës së tretë, dhe amerikanët më thoshin ta hiqja praninë e palës së tretë, jo i thoja, sepse pala e tretë ju do jeni, nuk do jetë Shqipëria. Dhe pas kësaj Lordi Ouen dhe Cyrus Vance bënë vizitën e parë të rëndësishme në Kosovë, pasi erdhën një herë në Shqipëri dhe në fakt ja u sugjerova, ku më kërkuan që të bisedoja me Rugovën për ti thënë të hynin në zgjedhje. I thashë se edhe po t’ja them Rugovës, le që nuk ja them kurrë, por dhe po ti them, dhe po tu thotë Rugova shqiptarëve, ata nuk i dalin, dhe ju nuk keni asnjë interes sepse ju diskretitoni në këtë mënyrë të vetmin interlokutor dhe lider që keni në Kosovë.

Por i këshillova të shkonin dhe ti bënin një vizitë në selinë e tij dhe të bisedonin me të. E pranuan në fakt dhe kur u kthyen më thanë që kisha patur të drejtë. Patën një aksident atje sepse i tha Panic që do i shoqëronte ai, ndërkohë Millosheviçi lajmëroi serbët e Kosovës, ata vetëm sa nuk u shndërruan në trupa , tek Ibrahimi shkuan dhe gjetën një personalitet kret tjetër nga ç’mund tu ishte thënë dhe u ndanë shumë të kënaqur dhe më thanë se kisha të drejtë. Dhe Beogradi, Millosheviçi më pas nuk donte ti priste ata, sepse u thoshte se ju nuk mund të veproni në mënyrë të pavarur, mirëpo ata kishin mbrojtjen ndërkombëtare.

Pyetje: Cilat janë momentet që mund ti cilësojmë ndoshta të pakëndshme me zotin Rugova?

Berisha: Ka patur momente nga vitet 96 ku unë kam qenë për një radikalizim të veprimeve, të jem i hapur. Dhe këtë e kam shprehur. Ai është gjeni në politikën shqiptare dhe ne nga koha e Skënderbeut, një politikan që të ketë bërë me forcën e ideve atë që ka bërë ai me armë ne nuk kemi patur. Ai është gjeni, por përsëri duhet të jemi realist se zgjidhja përfundimtare nuk vinte vetëm në rrugën paqësore.

Pyetje: Keni patur dallime?

Berisha: Kemi patur dallime. Unë kam qenë për protesta në Kosovë, nga viti 95-96 kam qenë për nxitje protestash. Kemi qenë plotësisht dakord me ndërmjetësimin që bëri Vatikani për arsimin dhe rikthimin e arsimit, dhe ky ka qenë një qëndrim i bashkërenduar midis Tiranës dhe Prishtinës. Rugova kishte një dashuri të pakufishme për Kosovën dhe në qoftëse ai i përmbahej vendosmërisht linjës paqësore ndofta e bënte se ai besonte se në këtë linjë do vinte momenti të zgjidhej dhe që Kosova të mos shkatërrohej. Ky besoj ka qenë qëndrimi i tij. Në fakt jam përpjekur edhe gjatë luftës, në mënyrë shumë insistuese, që të mbështesë luftën mirëpo këta bënin lista të papranueshme dhe ndonjëherë detyrohesha ti dënoja si akte terroriste…

Pyetje: Ka patur humbje raportesh midis jush dhe zotit Rugova apo jo?

Berisha: Kishte në këtë moment, vetëm në 96, por gjatë luftës jo. Ai mbeti Ibrahim Rugova siç ishte, mbeti një njeri, vetja e tij. Ka ardhur këtu nga Rambujeja dhe Kosova ishte në flakë dhe u fut drejt e në Kosovë ndërkohë që kishte mundësi të rrinte këtu, kishte mundësi të rrinte kudo.

Etiketa: Ibrahim RugovaSali Berisha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
D’Alema e Pittella: Refugjatët, socialistët duhet të ruajnë vlerat e humanizmit

D’Alema e Pittella: Refugjatët, socialistët duhet të ruajnë vlerat e humanizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com