Ben Blushit s’ka kush i përgjigjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushit s’ka kush i përgjigjet

12:03 | 20/05/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Pogni

Deputeti Ben Blushi, ka drejtuar publikisht disa pyetje për kryeministrin Edi Rama, të cilat janë akuzë e fortë për të. Ben Blushi thotë se është kërcënuar nga kryebashkiaku socialist i Kavajës. Elvis Roshi është mik i kryeministrit Edi Rama, i marrë në mbrojtje prej tij përballë akuzave që vijnë nga opozita për të shkuarën e tij kriminale. Opozita në akuzat e saj pretendon se Roshi e ka ndërruar emrin nga Ervin që e kishte në Elvis. Për një deklaratë që lidhej me këtë detaj, Ben Blushi ka marrë kërcënimin e kryebashkiakut, i cili mbiemrin e ka të saktë, Roshi, ndërsa për emrin nuk dimë saktësisht, pasi edhe kryeministri tallet me këtë detaj, kur e merr në mbrojtje publikisht.

Këtë kërkoi sot publikisht Ben Blushi nga kryeministri Edi Rama: Cili është emri i vërtetë i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis apo Ervin? Mirëpo Rama nuk i përgjigjet dot Ben Blushit, sepse është tallur me këtë detaj publikisht dhe është tallur me të gjitha pretendimet që Elvis Roshi ka të shkuar kriminale. Që kryebashkiaku ka kryer tashmë një akt të dënueshëm është fakt, sepse ka kërcënuar një deputet dhe për këtë Edi Rama nuk i përgjigjet dot Ben Blushit. Edi Rama nuk i përgjigjet dot Ben Blushit për asnjë pyetje. Sespe kryebashkiaku i Dibrës ia nxiu fytyrën vetes, por edhe Edi Ramës e si e tha Blushi “të dy bashkë ia nxijnë fytyrën Rilindjes”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edi Rama nuk përgjigjet dot as për deputetët e inkriminuar e as për kryebashkiakët e inkriminuar, nuk përgjigjet dot as për korrupsionin e krimin në nivele të larta drejtuese, nuk përgjigjet dot për ekonominë në krizë, nuk përgjigjet dot për skandalet që nuk po arrijnë dot të qëndrojnë në topic të mediave as një ditë se pasohen nga skandale të tjera. E tillë ka qënë java e shkuar, kur një drejtor i lartë i Rilindjes u shpall në kërkim i dyshuar si baron i drogës së Ballkanit. Lajmi nuk arriti të konsumohej, pasi një tjetër skandal i Rilindjes i dominoi mediat: ishte ai i videoseksit të kryebashkiakut socialist të Dibrës. Pa u konsumuar mirë plas skandali i përgjimeve dhe brenda ditës, kur po konsumohej ky skandal në media, plas një tjetër skandal: fëmijët e Jetimores së Shkodrës janë dhunuar fizikisht e seksualisht. Kaq shumë skandale në kaq pak ditë! Ndaj dhe kryeministri Rama nuk mund t’i përgjigjet Blushit. Por, drama është se kësaj gjuhe të Blushit s’ka kush tjetër t’i përgjigjet.

Në një shoqëri normale, vetëm një nga këto ngjarje që ndodhën këto ditë, do të mund të kishte shkaktuar reagime, të cilat mund të kishin çuar në përmbysje qeverish. Pa marrë parasysh faktin thelbësor se Shqipëria është i vetmi vend në botë, ku është pranuar e faktuar me ligj se në Parlament ka deputet me të shkuar kriminale, ndaj dhe vetë ky Parlament miratoi ligjin e dekriminalizimit. Kjo është thelbësore për të kuptuar se cili është niveli i demokracisë në Shqipëri.

Por, në Shqipëri nuk ka reagim, sepse në Shqipëri opozita është krejtësisht e paaftë, sepse ka në kurriz mëkate të mëdha afërsisht si ato të shumicës së sotme. Sepse në Shqipëri shoqëria civile është veçse garniturë e kësaj politike që prodhon vetëm varfëri krim e korrupsion. Media është inegzistente, sepse në shumicën e saj është e lidhur me politikën, populli është i skllavëruar në varfëri dhe mbahet peng me bukën e gojës së fëmijëve. Shoqëri e marrë peng nga elita e korruptuar.

Etiketa: Ben BlushielitaElvis RoshiJetimoreLuljeta ProgniRilindjaShkodertopic

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sopoti, rënia e “Rilindjes”

Sopoti, rënia e “Rilindjes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com