Bëmat e Kryeministrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bëmat e Kryeministrit

15:20 | 09/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Nga Ermal Mulosmani

Sa herë vjen Shtatori e fillojnë seancat parlamentare më kujtohet një batutë e famshme e Kryeministrit Rama. Ishte Shtatori i vitit 2013, seanca hapëse e punimeve të Parlamentit të ri. Partia Demokratike sapo kishte lënë pushtetin dhe të gjithë prisnin, kush me ankthin e frikës e kush me padurimin e fitores, pasojat e këtij ndërrimi. E, mes këtij padurimi gjithpërfshirës, Rama lëshoi batutën “Prit se s’keni parë gjë akoma”…

Ajo batutë e asaj seance është përsëritur pothuaj çdo vit në kontekste të caktuara deri sa u bë bajate. Megjithatë,tani që po hyjmë në vitin e tetë të qeverisjes Rama, të gjithë i bëjnë pyetjen vetes: “A pamë vërtetë ato që pritëm apo që premtoi Kryeministri i vetëshpallur “rilindas”?

Mjafton të shikosh propagandën pro tij për të kuptuar se as ai vetë nuk ka se për çfarë të flasë. Të gjitha shkrimet apo analizat pro Rama fillojnë e mbarojnë me të këqiat e Opozitës, duke filluar nga ’97-a, Gërdeci, 11 Janari, Berisha etj etj. Asnjë fjalë për 8 vitet e qeverisjes rilindase.

A thua kjo retorikë ka nxjerrë ndonjëherë fitimtarë?

Berisha fitoi zgjedhjet e 2005-ës vetëm 8 vite pas shkatërrimit të 97-ës dhe ruajti shumicën parlamentare edhe pas Gërdecit në 2009-ën. Ilir Meta mori 4-fish më shumë deputetë (16)  vetëm dy vite pas 11 Janarit 2011 duke e mbajtur Partinë e Edi Ramës me të njëjtin numër deputetësh sa kishte në 2009 (66 deputetë).

Të tre këta shembuj që përmenda tregojnë më së miri që zgjedhjet janë votëbesim për Qeverinë jo për Opozitën. Ato qartësisht nuk janë zgjedhje mes dy alternativave se kush është më e mira por vlerësim apo refuzim për mënyrën sesi ka qeverisur Partia që është në pushtet. Çdo pushtet që merret me të keqen e Opozitës dhe jo me të mirën e vet është i destinuar të humbë. Kur nuk patën efekt në 2009 (Gërdeci), 2013 (11 Janari) si mund të kenë efekt në 2021-shin?

Por për çfarë mundet të mburret Kryeministri Rama për këto 7 vjet qeverisje? Për Reformën në Drejtësi që e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë? Për Lazaratin e çliruar për të lazaratizuar Shqipërinë? Për “Ministrin më të suksesshëm të historisë së Shqipërisë” që përfundoi i akuzuar nga Gjykata si trafikant kanabisi? Për hetuesin e diktaturës që u bë Ministër i Brendshëm megjithëse kishte një vëlla të dënuar e “të kërkuar ndërkombëtar” nga Gjykatat italiane për trafik narkotikësh?

Për historitë qesharake të koncesioneve në shëndetësi ku u sugjerohej mjekëve të “ulnin operacionet” pasi kontrata me koncesionarin e sterilizimeve parashikonte më pak sterilizime të instrumenteve? Për detyrimet që u bënë punonjësve të administratës që të bënin check up-n pasi i paguanin firmës më shumë para sesa kishte kontrolle?

Për 6 miliard Eurot që mori borxh në 7 vjet apo për ndëshkimet prej mbi 150 milionë Euro nga Gjykatat Ndërkombëtare? Për ribllokëzimin e Shqipërisë me pasardhësit direkt të byroistëve? Për tenderat që fitoheshin me fonde limit, nga firma fantazmë, pa konkurencë, që falsifikonin vulën e shteteve amerikane?

Për tërmetin elektoral që ylli tjetër i Qeverisë Rama përgëzonte “të palodhurin” Ymer Lala… ? Për arrogancën kryeministrore ndaj çdo ankuesi, shkruesi, akuzuesi, mospajtuesi publik me politikën kryeministrore? Për OFL-në që ka një vit që çon formularë e konfiskon ndonjë makinë por nuk arreston asnjë të fortë?

Të mburrej se e detyroi Opozitën të dalë nga Parlamenti e pastaj ia mori gjithë pushtetin lokal? Të mburrej se zhduku nga politika aktive çdo figurë socialiste që i bënte hije, disa me poste qesharake (Pandi Majko) e disa të tjerë të respektuar duke i eleminuar nga strukturat (Arben Malaj, Arta Dade).

Mirëpo të gjitha këto që përmenda më lart nuk janë asgjë në raport me dëmin që Kryeministri Rama i ka bërë konceptit të shtetit, të rregullit, të ligjit. Shpërdorimi absurd i parasë duke mos marrë në konsideratë ligjet e prokurimit, rregullat bazë të shtetit do të lërë pasoja edhe në të ardhmen. Një PPP që kushton 178 milionë Euro nuk mundet t’i jepet një njeriu që sipas parametrave të Zimbabvesë “ka profil të dobët dhe kapacitet të dyshimtë”.

Një kontratë koncesionare (rasti Beccheti) nuk mund të ndërpritet kur rezultati mundet të jetë 110 milionë dëm! Dikush duhet të japë llogari për këtë gjë. Kaq do mjaftonte për të futur në burg një Kryeministër!

Nëse për keqpërdorimet e parave të shtetit nuk ekziston frika e ndëshkimit, krijohet një standart i keq për të ardhmen. “Vreshtin e shtetit” e mbron frika e ligjit.

Mungesa e frikës nga ligji i ka burimet me futjen nën kontroll të plotë të sistemit të drejtësisë, bash atje, te Reforma e Drejtësisë.

Nuk ka rast më skandaloz sesa rasti i Unazës së Re. Prokuroria e Tiranës, pas dy vjet hetimesh, e mbylli çështjen 20 milion Euroshe me vetëm një akuzë penale për një sportelist hoteli, 28 vjeçar, 6 muaj burg. Çorba dihej ishte pregatitur nga lart. Asnjë kompani rrugësh nuk do merrte pjesë në tender. Ose më mirë të themi një që “do harronte të fuste ofertë financiare”.

Drejtori i Entit Prokurues deklaronte se “projektin e Unazës na e fali një kompani” (rreth 1,3 milionë Euro). Tenderi fitohej me vlerë të plotë (20 milionë Euro) deri sa në televizion do të zbulohej skandali nga një deputet i Opozitës. Një skandal i tillë do rrëzonte çdo Qeveri normale në një vend gjysmë demokratik.

Mirëpo në Shqipëri, Prokurori i Tiranës ka hallet e veta, duhet të kalojë vetingun. Guri i provës është tenderi i Unazës së Re.

Prokurori e kalon klasën, Drejtori i Entit Prokurues bëhet Nënkryetar i Bashkisë Vlorë. Ministri i Rrugëve (Tërmet, tërmet) bëhet ustai i Reformës Zgjedhore dhe Shefi elektoral i Vlorës.

Të paktën Vlora duket në duar të sigurta…

/Gazeta Express/
Etiketa: Ermal MulosmaniKryeministri Edi RamaopozitaPartia DemokratikeQeveria

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para

Shpëtoi gruan me rripin e pantallonave, shqiptarja "heroinë" në Zvicër: Ishte poshtë trenit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com