BE më 12 korrik nis bisedimet me Kosovën e Serbinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE më 12 korrik nis bisedimet me Kosovën e Serbinë

12:54 | 06/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP raporton se presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajnë një samit të premten, më 10 korrik, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Read more

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Zyra e presidentit Macron.

Ende nuk është e qartë se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit, kryeministri Avdullah Hoti apo presidenti Hashim Thaçi.

Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Ky takim u shty pasi më 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut.

Shtëpia e Bardhë, më 4 tetor, 2019, emëroi Richard Grenellin, si përfaqësues të posaçëm të saj për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Gazetaekspres

Etiketa: 12 korrikAngela merkelBEEmmanuel Macronkancelarja gjermanePeter StanoPresidenti i FrancësZëdhënësi i Bashkimit Evropian

Të Lidhura

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

nga 27
10:12 | 15/05/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi një ditë më parë, rikthimin në burg të...

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

nga 27
09:56 | 15/05/2026
0

SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,...

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

nga 27
09:46 | 15/05/2026
0

Legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aksesi i tyre në drejtësi, edhe pse shpesh cilësohet si...

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

nga 27
08:53 | 15/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Para
Dënimi i Tahirit, Alibeaj: Me Ramën kryeministër drejtësia vepron me 2 standarde

Milot- Fier/ Alibeaj: 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

10:12 | 15/05/2026
Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

09:56 | 15/05/2026
Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

09:46 | 15/05/2026
Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

08:53 | 15/05/2026
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

08:45 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –
  • Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –
  • Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –
  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –
  • Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –
  • Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com