Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Debati në PS/ Bashkim Fino sulmon Ben Blushin

Nga Media 0

“Nuk mund të bësh luftë politike të vësh si kal të Trojës statutin dhe të godasësh qeverinë për reformat”

Prej kohësh pritet që dikush nga drejtuesit e hershëm të PS-së, të thoshte një fjalë për Ben Blushin dhe betejën që ai ka nisur kundër Ramës në PS. Këtë mision më në fund e ka marrë Bashkim Fino. Ai e ka sulmuar ashpër kolegun e tij Blushi për lëvzijet e tij kundër Ramës. Nga Pogradeci atje ku po merrte pjesë në disa anëtarësime në PS, Bashkim Fino tha: Dua të them për disa shokë dhe shoqë që janë të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS. PS nuk fillon nga lart poshtë, PS fillon nga poshtë lartë zgjedhjet, prandaj rënin dhe fuqinë kjo parti ka nga organizatat socialiste deri të kryetari i madh i PS. Prandaj unë dua të pyes me shumë sinqeritet mikun tim Blushi që e kam vërtet mik dhe e çmoj jashtëzakonisht dhe ka që herë pas herë më pyeste mua për statutin si ka qenë kjo gërm, apo si është ky nene. Pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në tërësi të partisë, por qënkan të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS ? Duhet të jesh njëherë i shqetësuar për organizatën socialiste, sepse ajo është forca kryesore që të shpie në fitore qoftë në ato locale, qoftë në ato të përgjithshme dhe nuk është një kryetar partie kushdo qoftë ai. Mos vallë këta kanë qëllime personale, dhe normale është mund të kesh edhe qëllim personale. Në politike futesh edhe për qëllime personale, por ne na duhet familja jonë e madhe e PS. Nuk mund te besh lufte politike të vësh si kal të Trojes statutin dhe të godasesh qeverine per reformat”, tha Bashkim Fino.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej