Basha takim me personat që kanë kaluar Covid-19, qytetari: 30 gjilpëra më kushtuan 1 milion e 800 mijë lekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha takim me personat që kanë kaluar Covid-19, qytetari: 30 gjilpëra më kushtuan 1 milion e 800 mijë lekë

14:22 | 11/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me disa qytetarë të cilët kanë kaluar Covid-19.

Gjatë bashkëbisedimit me kryedemokratin, qytetarë akuzuan insitucionet përgjegjëse, ndërsa shprehen se në shumicën e rasteve në mungesë të përgjigjes nga shteti, janë detyruar të gjejnë zgjidhje në spitalet private duke paguar shuma të papërballueshme nga familjet shqiptare.

“Vetëm 30 gjilpëra më kanë kushtuar 1 milion e 800 mijë lekë. Është me të gjitha rregullat nëpërmjet mjekut të familjes që kam marrë. Falë një djali që kam në Angli, me lekët e mija i kam ble, 80 gjilpëra kam bërë në trup, pa lëri kokrrat e të gjitha ilaçet. Asnjë gjë. Të gjitha me lekët e mija”, – thotë qytetari Muharrem Poleshi i cili është përballur me virusin pa asnjë ndihmë nga shteti.

Read more

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Aldi Gjurbavija rrefeu historinë e tij, i cili krahas përballjes së vështirë personale me virusin, në këtë betejë ka humbur të ëmën.

“Ne kërkonim një karrocë që ta nxirrnim me karrocë sepse ishte e pafuqishme, ishte dobësu, dhe doktori që e ndiqte doli aty jashtë tha dëgjo: ditën e hënë ne do e nxjerrim, do pak kujdes tek shtëpia, sepse normalisht ka kaluar probleme etj., etj. Ditën e hënë tha është mirë, për një muaj e merr veten dhe bëhet siç ka qenë në fillim. Në rregull, faleminderit. Ditën e hënë ne na marrin në telefon, është shumë rëndë tha doktori, ka kaluar ishemi celebrale, dhe në mëngjes duke u gdhirë e marta, domethënë që u bënë dy javë fiks, ndërroi jetë”, thotë ai.

Basha, apeloi edhe njëherë për kujdes, ndërsa i kërkoi qeverisë që të ndalë sipas tij vjedhjen dhe dërgimin e taksave në parajsat fiskale por të çojë paratë tek qytetarët, mjekët, infermierët dhe tek shëndetësia që të mos humben më jetë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta mundim këtë të keqe në të gjitha dimensionet e saj dhe ta shërojmë Shqipërinë edhe të ecim drejt një të ardhme më të mirë ashtu siç dëshironi ju dhe ashtu siç dëshiron çdo shqiptar. Fshihen të dhënat. Dhe kur e them këtë nuk e them thjesht për të bërë një akuzë që kryeministri apo qeveria po fshehin të dhënat, është më e rëndë se kaq.Në qoftë se të dhënat nuk fshihen dhe publikohen ashtu siç janë me të vërtetë, atëherë merren masat sepse dihet që një përqindje e caktuar e atyre që janë të infektuar sot, pas një jave apo pas 10 ditësh do të kenë nevojë për trajtim spitalor. Pra në qoftë se ke 500 apo 1 mijë të infektuar sot e di që këta, pra ky numër të sëmurësh, 50, 60 apo 70 do të duhet ti trajtosh në spital dhe fillon merr masat që sot për pas 10 ditësh nuk e lë për çastin e fundit. Bëhet analiza e  të dhënave dhe ndihmohen mjekët. Kurse kësaj që po bën kjo qeveri do të thotë ta lësh situatën në rënie të lirë.

Prandaj testimet janë kryesore sepse testimet tregojnë me të vërtetë se sa është përhapja e infeksionit dhe në bazë të saj pastaj merr masat për trajtimin e njerzve.Fati juaj i mirë nuk është thjesht dhe vetëm që e keni kaluar dhe keni mbijetuar pavarsisht prej kalvarit që po më tregoni dhe parave që ju duhet të paguanit, por e keni kaluar në një kohë kur akoma kishte kapacitete deri diku spitalore dhe mjekësore për tju ardhur në ndihmë. Fati tragjik i gjithëve ne të tjerëve që nuk e kemi kaluar dhe i shumicës dërrmuese që janë në pamundësi ekstreme ekonomike është që në momentin që flasim kapacitetet spitalore janë realisht të mbingarkuar në çdo aspekt, mbingarkesë e mjekëve, mbingarkesë e infermierëve. Ndërkohë ka medikamente të fuqishme të cilat, disa prej tyre janë të certifikuara qoftë në Europë apo qoftë në SHBA, ma kanë përmendur Rendisevirin, në Shqipëri është i pa certifikuar, i pa legalizuar dhe gëlon tregu i zi. Mirpo çmimi kërcet deri në 3000 euro për një kurë Rendiseviri, ndërkohë që ky ilaç duhet të ishte i pranishëm bashkë me ilaçet, bashkë me barnat e  tjera duhet të ishte i pranishëm në të 2 spitalet COVID apo në të 3 spitalet COVID. Të gjitha këto, pastaj dhe rimbursimi i paketës së ilaçeve. Mund të jetë 50 mije, mund të jetë 100 mijë, mund të jetë 200 mijë, në rastin tuaj ka shkuar 2 milion. Po ata që e kanë blerë Randisivirin me paratë e tyre ju ka shkuar 3 mijë euro vetëm Randisiviri”, tha Basha.

Etiketa: COVID-19KoronavirusiKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Bashatakim me qytetaret

Të Lidhura

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

nga 27
13:40 | 16/05/2026
0

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

nga 27
13:34 | 16/05/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në...

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

nga 27
13:28 | 16/05/2026
0

Republika e Maqedonisë së Veriut po përgatit ndryshime ligjore që parashikojnë ndëshkimin e prindërve të fëmijëve që kryejnë akte dhune...

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

nga 27
13:18 | 16/05/2026
0

Në mjediset e Bazilikës së “Nanës së Këshillit të Mirë”, është çelur një ekspozitë e rrallë me objekte me vlerë...

Para
Përfituan 3,7 mln euro, jepet masa për punonjësit e “Besës”

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, Gjykata e Tiranës pezullon gjyqet për dy javë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026
Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

13:18 | 16/05/2026
Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –

Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –

13:16 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –
  • Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –
  • Zhvilluan sezon thuajse perfekt, Presidenti Duka surprizon Lezhën dhe klubin e Besëlidhjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com