Basha i përgjigjet Ramës për zgjedhje të parakohëshme

Duhet të lëçisni

“Llumi i tranzicionit me Ramën në krye kundër vettingut”, Bardhi: SPAK-ut i japim mekanizmat për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikëve për vettingun e politikanëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se...

Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave. Dr....

Përfshihet nga flakët godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga zjarri godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë. Sipas mediave dyshohet se zjarrvënia ka qene e qëllimshme. Mësohet se...

‘Rama në Tik Tok’/ Moderatorja e njohur “qan” për të: Të gjithë kryeministrat e botës janë budallenj, ky i joni është i zgjuar!

Këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar moderatorja Ori Nebijaj. Ajo ka diskutuar me Tean, Olesian dhe Kristën për temat...

“Më parë Reforma në drejtësi dhe Byroja e Hetimit pastaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme”

Më parë reforma në drejtësi pastaj zgjedhje të parakohëshme. Ky është qëndrimi i kryetarit të PD-së Lulzim  Basha. Nga SHBA,  Basha ka  reaguar  ndaj kërcënimeve të kryeministrit Rama se në se nuk votohet reforma në drejtësi do shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka asnjë dilemë mes reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve pasi sipas tij do të ketë reformë në drejtësi dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Dhe kjo nuk është një çështje zgjedhjesh: O reformën në drejtësi ? O zgjedhje të lira e të ndershme? Edhe reformën në drejtësi edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reformën në drejtësi për të vënë para përgjegjësisë, para ligjit zyrtarët e korruptuar. Për të vënë para ligjit kriminelët me lidhje me pushtetin, të cilët bashkërisht shkelin ligjin duke i imponuar qytetarëve një tirani dhe duke qëndruar për vete me privilegjet e tyre, me korrupsionin e tyre mbi ligjin dhe jashtë ligjit sot e gjithë ditën.

Dhe nga ana tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme për të vënë para përgjegjësisë keqqeverisjen e këtyre tre viteve. Pra, dilema nuk është reformë në drejtësi apo zgjedhje të parakohshme. Edhe reformë në drejtësi edhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është mesazhi që dua të ndaj sot nga Uashingtoni dhe për të cilën kam marrë mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve tanë dhe të përfaqësuesve të tyre në Kongresin Amerikan”, ka thënë Bashan ë takim me kongresmenët amerikan.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se  ka marrë mbështetjen e kongresmenëve amerikanë për dekriminalizimin. Në ditën e dytë të vizitës në SHBA, Basha u takua me kongresmenët Dana Rohrabacher, kryetar i Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan Robert Aderholt dhe David Jolly, me drejtorin për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit Thomas Yazdgerdi, si dhe u prit në një takim të veçantë në Këshillin e Sigurisë  Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. SHBA-të kanë pritshmëri se po punojnë me partner të besuar  dhe këtë duhet ta tregojë qeveria shqiptare, theksoi kongresmeni amerikan Jolly.

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, testi i parë për Edi Ramën për të treguar nëse vërtet e do reformën në drejtësi  është miratimi i  Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratimi i akteve kushtetuese dhe ligjore që i hap rrugë kësaj vegle që lufton korrupsionin në nivele të larta.

“Qëndrimi ynë për Byronë Kombëtare të Hetimi ka qenë i prerë dhe i qartë që prej fillimit. Po Byrosë Kombëtare të Hetimit nën Prokurorinë, ashtu siç ka sanksionuar Komisioni i Venecias.

Ky është edhe testi i sinqeritetit për maxhorancën: E do me të vërtetë reformën në drejtësi apo ishte e interesuar vetëm kur kjo t’i mundësonte kapjen e drejtësisë?! Sot që Komisioni i Venecias është shprehur qartë prova, barra e provës është në anën e Edi Ramës. Nëse është gati për reformën në drejtësi, testi i parë është Byroja Kombëtare e Hetimit. Është së pari miratimi i akteve kushtetuese dhe ligjore për t’i hapur rrugë kësaj vegle që lufton korrupsionin në nivele të larta.

Dhe së dyti, implementimi i luftës kundër korrupsionit në nivele të larta përmes kësaj Byroje dhe monitorimi i këtij implementimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian” u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

“Llumi i tranzicionit me Ramën në krye kundër vettingut”, Bardhi: SPAK-ut i japim mekanizmat për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikëve për vettingun e politikanëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se...

Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave. Dr....

Përfshihet nga flakët godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga zjarri godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë. Sipas mediave dyshohet se zjarrvënia ka qene e qëllimshme. Mësohet se...

‘Rama në Tik Tok’/ Moderatorja e njohur “qan” për të: Të gjithë kryeministrat e botës janë budallenj, ky i joni është i zgjuar!

Këtë të shtunë në “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar moderatorja Ori Nebijaj. Ajo ka diskutuar me Tean, Olesian dhe Kristën për temat...

Shtatë viktima dhe 629 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Vijon të jetë problematike situate e pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot shtatë humbje jete si pasojë e Covid. Në 24 orët...