Lulzim Basha ka reaguar pas komunikimit online me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
Kreu demokrat ka falenderuar Sorecën personalisht dhe Bashkimin Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke shtuar se opozita do të bëjë gjithçka ka në dorë për këtë proces jetik.
Duke shpërndarë vetë postimin e Sorecës, ndër të tjera Basha bën me dije se vendi ka nevojë për mbështetje financiare në këtë luftë ndaj covid-19.