Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka akuzuar atë se po mbron deputetin e PS-së Taulant Balla për çështjen “Xhisiela”.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha shkruan se Rama gënjen, për të mbrojtur faktin se Balla ka publikuar ngjarjen në Fushë-Krujë i pari.
“Edi Rama gënjen për të mbrojtur krimin e Taulant Ballës në policinë e Fushë Krujës”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe një video.