Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha në Durrës: Qeveria nuk ka lëshuar asnjë fond për qytetarët e prekur nga tërmeti, detyrohen të marrin lekë borxh

Nga Ejona 0

Ndërsa Gjykata e Tiranës rrëzoi çështjen ndaj tij për “falsifikim dokumentesh” lidhur me çështjen e “lobimit rus”, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhej në Durrës ku u takua me disa prej banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha akuzon qeverinë për braktisjen e qytetarëve, duke mos kaluar në llogaritë e tyre bankare asnjë fond. Ai thotë se për këtë arsye qytetarët janë detyruar të marrin para borxh, dhe se askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Reagimi i plotë i Bashës:

Një muaj e gjysëm pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milion euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të check up-it.

Sot u takova me banorë të Durrësit të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qeranë.

Banorët janë detyruar të marrin borxh ndërsa edhe sot një muaj e gjysëm pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina.

Dështimi dhe paaftësia e shtetit po iu kushton shtrenjtë qytetarëve që po përballen edhe me probleme shendetësore për shkak të kushteve ku po jetojnë.

Dhe e gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milion dollarë që shkojnë për ta, sot do ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej