Basha me bizneset e qytetarët në Njësinë 3: Më 25 prill duhet të bashkohen të gjithë për të sjellë ndryshimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me bizneset e qytetarët në Njësinë 3: Më 25 prill duhet të bashkohen të gjithë për të sjellë ndryshimin

10:13 | 03/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në Njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua me biznese e qytetarë. Basha dëgjoi prej tyre problematika nga më të ndryshme, teksa iu shpalosi bizneseve dhe qytetarëve planin ekonomik të PD dhe programin qeverisës.

Basha tha se më 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë e për të sjellë në drejtim të vendit një qeveri që punon e mendon për shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Bashës

Read more

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Me 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normal sjell njё qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët e juaj normalitet pёrmes njё qeveri normale kёtё premtojmë pas 25 prillit.

Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё. Edhe masat anti-kovid qё vendet e tjera i kanё marrё ne i kemi planifikuar fillimisht i a kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet. Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli por njё mirё euro, njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël tё paktin tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështir ёshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-covid që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm. Se jeni njerëz të fort. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë.

Kazmës që ia ka vënë arsimit të lartë kjo qeveri, nuk ia ka vënë askush tjetër por ju e dini që me ne ka një platformë për të ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të financuar si cilësinë e jetës së studentit, ashtu dhe cilësinë e mësimdhënës, se në fakt edhe para pandemisë po të ishin bërë investimet, gjërat do ishin, laboratorët do ishin, platforma do ishte. Ata nuk janë dështime që i solli pandemia, janë dështime 8 vjeçare dhe vijnë për një arsye të vetme, që nuk e ka mbajt premtimin për të financuar arsimin, paratë që duhet të shkonin për studentët, paratë që duhet të shkonin për t’ju bërë gati për tregun e punës, në veçanti ju, po të gjithë, inxhinierinë në veçanti, i kanë marrë dhe ja kanë dhënë një grushti miqve të tyre, prandaj kemi shumë nevojë që siç u bëtë bashkë dhe patët mbështetjen tonë të plotë, prapë të jemi bashkë me 25 prill, të gjithë, se 25 prilli është një ditë ku fitojnë studentët shqiptarë, fitojnë një platformë europiane, për të reformuar arsimin e lartë dhe për t’ju bërë gati për një treg europian pune, që të mos largoheni, po të keni vende pune këtu me paga të mira dhe të siguroni mirëqenie, e të ndërtoni familjen tuaj afër familjeve tuaja dhe afër komunitetit tuaj, në vend që të merrni rrugët e botës. Prandaj na duhet të jemi të gjithë bashkë, plot me besim, se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, juve s’ju mungon asnjë gjë. I vetmi problem ka qenë qeveria, ka qenë korrupsioni, ka qenë kryeministri i cili vetëm ka folur dhe nuk ka bërë asnjë gjë. Në 25 Prill duhet ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë bashkë.
Shqipëria sytë nga rinia i ka dhe ne do bëjmë gjithçka që ti nesër të kesh mundësinë të punësohesh këtu. Pjesa kryesore e planit tone ekonomik është hapja e 110 mijë vendeve të punës. Çka do ta arrijmë duke thithur investimet e huaja dhe duke gjallëruar ekonominë , duke zgjuar energjitë e ekonomisë kombëtare me uljen e taksave, me uljen e çmimit të naftës, ato që kanë bërë vendet e tjera dhe ia kanë dalë ta përballojnë krizën shumë më mirë sesa ne. Bashkë në 25 Prill të sjellim ndryshimin dhe kjo do të bëjë pastaj që çdokush të fitojë.

Ka 8 vite në krizë ekonomike, pandemia vetëm ja nxori petët lakrorit siç themi ne në Shqipëri. Kemi një vit që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave që ua ka marrë shqiptarëve t’ja kthej shqiptarëve në kohë pandemie. Në vend që të bënte këtë ja ka dhënë një grushti oligarkësh dhe kjo është arsyeja pse jeni në këtë krizë dhe kjo është arsyeja kudo që shkoj takoj njerëz që kanë mbyll dyqanet, kanë mbyll bizneset ose i kanë nxjerrë nga puna. Kjo është emergjencë kombëtare. E para punës, shëndetësia. E dyta, ekonomia kështu që me 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

Etiketa: 25 prillbiznesetkryetari i pdLulzim BashaTirane

Të Lidhura

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –

nga 27
11:48 | 23/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku....

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

nga 27
11:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se mazhoranca po shmang debatet...

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

nga 27
11:02 | 23/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament ngriti shqetësimin e procesit të integrimit, që sipas...

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

nga 27
10:39 | 23/04/2026
0

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka përvetësuar...

Para
Kurti i përgjigjet Netanyahut, konfirmon vizitën në Izrael

Kurti i përgjigjet Netanyahut, konfirmon vizitën në Izrael

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –

11:48 | 23/04/2026
E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

11:30 | 23/04/2026
Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

11:02 | 23/04/2026
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

10:39 | 23/04/2026
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

10:11 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –
  • E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –
  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –
  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –
  • E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com