Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sërish aleatët opozitarë, në selinë e PD.
Në fokus të takimit ka qenë situata politike në vend si dhe ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog.
Gjatë këtij takimi është folur për kryeministër të qeverisë teknike. Sipas burimeve është bërë e ditur se ai do të jetë një figurë jo politike.