Kryetari i PD-së u takua me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federika Mogherini
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, u takua mëngjesin e sotëm me shefen e politikës së jashtme të BE-së Frederica Mogherini. Në takim me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Basha ka shprehur shqetësimet e opozitës për situatën në vend. Diskutimi është përqëndruar tek hapat që janë bërë për reformën në drejtësi. Pas takimit, Basha tha për mediat: “PD kërkon reformën në drejtësi. Shumica e painteresuar për reformën në drejtësi”.