Basha i kërkon falje demokratëve: Lejova 8 vite Berishën të sillej si kryetar i dytë i PD (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha i kërkon falje demokratëve: Lejova 8 vite Berishën të sillej si kryetar i dytë i PD (Film)

17:10 | 18/12/2021
në Kryesore
0

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi falje demokratëve për lejimin e rolit të rendësishëm të Sali Berishës në PD përgjatë këtyre tetë viteve të fundit.

Përballë demokratëve, Basha pranoi se Berisha “bëri sikur iku në 2013”, por ndërkohë partia vijoi me një dualitet të dukshëm. Basha pranoi përgjegjësinë për këtë gjë duke theksuar se tani partia e ka një kryetar dhe duhet të ketë vetëm një kryetar.

 

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pjesë nga fjalimi i Bashës:

E gjitha kjo nuk është gjë tjetër vecse një mendësi e së kaluarës, një sedentim i mendësisë puniste që nuk mund të mos e shoqëronin në startin e saj demokracinë tonë të re.

Ne nuk jemi këtu për të bërë gjyqin e ndokujt, ne nuk jemi dogmatikë, as të ngushtë e të paditur që të mos e dimë se me të vërtetë, një sistem i urryer mund të shembet për pak ditë a pak javë, por shembja e mendësive të ngulitura për 50 vjet kërkon kohë.

Aq me shumë në Shqipëri ku terrori sundonte territorin dhe individët, mendjet dhe shpirtrat, ku disidenca ishte e izoluar në burgje e kampe, ku liria merrte frymë me pipë në mjedise të ngushta, ku ndryshimet erdhën nga studentët dhe elitat e formuara brenda sistemit. Për ne mbeten të nderuar të gjithë ata që i dolën zot ndryshimit, ata të vijës së parë dhe gjithë shqiptarët që u bashkuan në rrugën e re.

Por mendësitë komuniste janë një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë.

Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.

Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e  kryetarit me protagonizmin  e tij.

Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë.

Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.

Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre.

Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja.  Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen  e një prej nyjeve  të krizës për të  cilën po flasim. 

Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.

Nga ana tjetër, ne caktuam një standart në qëndrimin tonë ndaj personave  që shpalleshin non grata nga SHBA: përjashtimin e tyre nga politika.

Sepse përdorimi nga SHBA i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Cfarë mund të bënin ne, çfarë mund të bëja unë kur goditja ra në shtëpinë tonë? Të shkelja standartin që vetë ne, të gjithë bashkë, nga I pari tek I fundit, përfshirë vetë Sali berishën e kishim vendosur, atëherë kur shpalljet non grata binin  mbi bashkëpunëtorë dhe aleatë të Ramës?  A nuk do të ishte ky kulmi i hipokrizisë para shqiptarëve?

A do të kishim fytyrë të përmendnim antikorrupsionin, a do të na besonte njeri, a nuk do të bëheshin shkrumb e hi si parulla bajate qëndrimet  e zotimet tona?

Etiketa: Kryedemokrati Lulzim BashaPDSali Berisha

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 05/06/2026
0

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe...

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Para
Vokshi nxjerr të dhënat sipas qarqeve: 34 mijë e 105 vota në total

Vokshi nxjerr të dhënat sipas qarqeve: 34 mijë e 105 vota në total

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com