Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.
Propozimi i Presidentit mori një mbështetje të gjerë dypartiake, duke kaluar me 19 vota pro dhe vetëm 3 kundër. Ky votim e çon gjeneralin Wendt një hap më afër konfirmimit zyrtar, ndërsa fjala e fundit i takon seancës plenare të Senatit.
Kush është Eric Wendt?
Wendt është një figurë e lartë e ushtrisë me përvojë mbi 30-vjeçare. Ai gëzon një profil të spikatur ndërkombëtar, i specializuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe operacioneve speciale. Wendt ka një diplomë Bachelor në Drejtësi dhe Shoqëri nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara dhe një diplomë Master në Çështjet e Sigurisë Kombëtare nga Shkolla Pasuniversitare Detare në Monterey, Kaliforni.
Mësohet se, ai ka shërbyer si oficer në detyrë aktive të Ushtrisë që nga viti 1986. Ai shërbeu gati pesë vjet në Këmbësori dhe që atëherë ka shërbyer si Beretë e Gjelbër, Oficer i Forcave Speciale që nga viti 1991. Që nga 11 shtatori, Wendt ka shërbyer në Indonezi si Udhëheqës Ekipi për Komandantin e Komandës së Paqësorit të SHBA-së, Ekipi i Vlerësimit të Situatës në Paqësor (PSAT), në Operacionin Liria e Qëndrueshme-Filipine (OEF-P) në Mindanao në Filipinet jugore, në dy turne detyre në Operacionin Liria e Irakut (OIF) dhe Operacitifonin Liria e Qëndrueshme-Afganistan (OEF-A).
Përveç pozicioneve të shumta në staf, përfshirë shërbimin si Ndihmës Kryesor Ushtarak i Sekretarit të Mbrojtjes, ai ka komanduar në çdo nivel të Forcave Speciale nga Ekipi A (ODA) deri te Nën-Komanda e Bashkuar e Operacioneve Speciale të Teatrit (TSOC).
gijotina.com/









