• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barrikadat në veri, kamionët që bllokuan kufirin janë të ministrit në qeverinë e Kosovës

21:54 | 09/08/2022
në Kosove Rajon
0

Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada dhe bllokuan pothuajse të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, kishte edhe automjete pothuajse identike me ato që përdoren nga shërbimet komunale serbe në komunat në veri të Kosovës. Këto shërbime, si Ndërmarrja Publike “Standard” nga Mitrovica Veriore, janë nën kontrollin e Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë që është e afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Me datat 31 korrik dhe 1 gusht, kamerat e Radios Evropa e Lirë kanë regjistruar edhe praninë e punonjësve të kompanisë “Standard”, të cilët ishin me uniforma pune në barrikada. Drejtor i kësaj kompanie është Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës të kryeministrit Albin Kurti.

Lexo edhe

Asociacioni i komunave serbe, caktohet data për diskutimet e para

‘Vrasësi’ shqiptar iku në Shqipëri? Ja çfarë shkruajnë mediat greke

Grenell kritikon Kurtin: Shpërfill çështje ekonomike

Radio Evropa e Lirë është përpjekur të kontaktojë me Rakiqin, por ai nuk është përgjigjur. REL i është drejtuar edhe Aleksandar Trajkoviqit, të cilin mediat vendore e prezantojnë si “udhëheqës” i ndërmarrjes “Standard”. Pyetjes se çfarë po bënin punëtorët dhe kamionët e asaj kompanie në barrikada, Trajkoviq i është përgjigjur se: “Duhet t’ia bëni drejtorit të kompanisë atë pyetje, unë vërtet nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje për ju”.

Ai ka thënë se është “vetëm menaxher i sektorit ekonomik”.

Në faqen zyrtare të ndërmarrjes “Standard” thuhet se kjo kompani është e ngarkuar “për kryerjen e veprimtarive komunale në territorin e komunës së Mitrovicës”.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë edhe me Aleksandar Spiriqin, kryetar i komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, lidhur me praninë e kamionëve të shërbimeve komunale serbe në barrikada, por ai nuk është përgjigjur. Përveç komunave paralele të Serbisë në Kosovë, të cilat nga autoritetet e Kosovës konsiderohen institucione ilegale, ka edhe komuna me shumicë serbe që punojnë sipas ligjeve të Kosovës, por në të cilat në pozita udhëheqëse janë po ashtu zyrtarët e Listës Serbe.

Për shembull, Zoran Todiq është kryetar i Komunës së Leposaviqit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, por ai drejton edhe komunën paralele serbe. Shoferë të maskuar dhe kamionë pa targa në barrikada. Shumë nga kamionët në barrikada ishin pa shenja, disa edhe pa targa.

Megjithatë, një kamion cisternë që mund të shihet në pamjet e Radios Evropa e Lirë në Rudarë, ka pasur targat e Beogradit. Anash duket edhe një shirit i verdhë.

Më 16 maj 2019, Ndërmarrja Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit) nga Beogradi ua dhuroi një automjet identik përfaqësuesve të komunës paralele serbe të Zubin Potokut.

Për këtë ka raportuar edhe vetë ndërmarrja në ueb sajtin e saj.

Gjithashtu, në njërën nga fotot shihet një cisternë e ngjashme me atë që ndodhej në barrikadë, por nuk shihet numri i targës, pasi fotografia është bërë anash.

REL i është drejtuar Doganës së Kosovës me kërkesën për marrjen e numrit të targës së cisternës që ishte importuar në Kosovë nga Beogradi si donacion më 16 maj 2019, për qëllime të komunës paralele të Zubin Potokut. Megjithatë, Dogana nuk është përgjigjur.

Në barrikada, ekipi i REL-it ka filmuar edhe një kamion të bardhë për mbeturina, në të cilin është logoja e Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit) nga Beogradi. Fotoja është e anës së djathë të kamionit dhe nuk duken targat, por dallohet logoja e ndërmarrjes.

Kjo kompani i ka dhuruar një kamion të tillë kompanisë “Standard” në Mitrovicën e Veriut më 18 qershor 2020. Këtë e ka bërë të ditur Administrata e Qytetit të Beogradit në faqen e saj zyrtare, së bashku me fotografitë nga ceremonia solemne në Mitrovicën e Veriut.

Siç shihet, në ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetari i atëhershëm i kryeqytetit, Goran Vesiq, i cili ka bërë një foto para kamionit të dhuruar.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Goran Vesiqin, tashmë ish-nënkryetar i Beogradit, përmes Viber-it, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

REL-i, po ashtu i ka dërguar Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit).

Kërkesë për qasje në informata me rëndësi publike, lidhur me numrat e targave të automjeteve të dhuruara komunave në veri të Kosovës REL-i i ka dërguar edhe Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit). As ky institucion nuk është përgjigjur.

Përveç automjeteve, të cilat janë të lidhura me shërbimet komunale lokale, rrugët në veri të Kosovës janë bllokuar edhe nga kamionë të disa kompanive private nga Serbia. Një kamion i kuq kishte logon e kompanisë së “Srbija autoput” (Autostrada e Serbisë) në barrikadën në afërsi të Zubin Potokut.

Bëhet fjalë për një firmë private me seli në Beograd, e cila merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave.

Drejtor dhe pronar i kësaj firme është Zhelko Jankoviq. Në dy vitet e fundit kjo kompani ka fituar rreth njëzet tenderë për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Serbi.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kërkesë kësaj kompanie për dhënien e më shumë informatave për kamionët e tyre në barrikada, por përgjigje nuk ka kthyer deri në publikimin e këtij teksti. Askush nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me përdorimin e automjeteve komunale, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, shoferët e kamionëve që bllokuan rrugët në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht mbanin kryesisht maska në fytyrë.

Në Jarinjë të Poshtme afër pikës kufitare me Serbinë, në pamjet e Radios Evropa e Lirë shihen se si dy burra, me maska në fytyrë, të armatosur dhe me jelekë antiplumb po qëndronin pranë barrikadave./REL/

 

 

Etiketa: barrikadatbllokuankamionëtKosovëskufirinministratQeveriaveri

Të Lidhura

Gazeta serbe zbardh planin franko-gjerman me 10 pika –

Asociacioni i komunave serbe, caktohet data për diskutimet e para

nga 27
21:57 | 24/01/2023
0

Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës së tyre në Kosovë kanë njoftuar se më 31 janar do të mirëpresë një diskutim...

‘Vrasësi’ shqiptar iku në Shqipëri? Ja çfarë shkruajnë mediat greke

‘Vrasësi’ shqiptar iku në Shqipëri? Ja çfarë shkruajnë mediat greke

nga 27
21:20 | 24/01/2023
0

Vitin e kaluar, më 22 nëntor, vrasësi i dyshuar në kërkim Izbi Çaushi e kishte marrë me qira automjetin nga...

Grenell kritikon Kurtin: Shpërfill çështje ekonomike

Grenell kritikon Kurtin: Shpërfill çështje ekonomike

nga 27
07:59 | 21/01/2023
0

Richard Grenell kritikon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se me qëndrimet e tij ka refuzuar çështje ekonomike në interes të...

“Koha po mbaron”, Kurti i vendosur: Kriminelët do arrestohen –

Zbardhet takimi i Kurtit me ndërkombëtarët, çfarë u diskutua

nga 27
17:46 | 20/01/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me emisarët ndërkombëtarë Lajçakk, Escobar, Plotner, Bonne dhe Talo. Gjatë takimit me...

Para
“Jemi duke monitoruar”, Stoltenberg për situatën në Kosovë: NATO e gatshme të ndërhyjë

"Jemi duke monitoruar", Stoltenberg për situatën në Kosovë: NATO e gatshme të ndërhyjë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Grupet kriminale serbe mbështeten… –

Grupet kriminale serbe mbështeten… –

23:17 | 27/01/2023
Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen! –

Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen! –

23:07 | 27/01/2023
Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar –

Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar –

22:51 | 27/01/2023
lajmi fundit

Zjarri te kulla 41-katëshe në Tiranë, reagon policia

22:29 | 27/01/2023
lajmi fundit

Zjarr masiv në kullën 41-katëshe tek ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë

22:17 | 27/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Grupet kriminale serbe mbështeten… –
  • Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen! –
  • Big Brother manipulon liket, komentuesit e nxjerrin zbuluar –
  • Zjarri te kulla 41-katëshe në Tiranë, reagon policia
  • Zjarr masiv në kullën 41-katëshe tek ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë
  • Masakruan mbi 2000 vetë, Iraku var në publik 14 terroristët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Grupet kriminale serbe mbështeten… –
  • Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen! –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com