…Atëherë e besova se Parisit i thoshin Korça e Madhe… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

…Atëherë e besova se Parisit i thoshin Korça e Madhe…

15:56 | 02/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Agim Xhafka

Dashnorë për një natë

Isha në vit të dytë gjimnaz. Thuajse çdo të shtunë, te salla lart në katin e katërt, organizoheshin mbrëmje vallëzimi. Kërcenim veç tango e ndonjë vals, por ama ndjeheshim të lumtur. Se digjnim adrenalinë e na mbushej truri me plot përfytyrime e ëndërra.
Në një nga këto festa më vjen pranë shoqja e klasës sime, Irena. Një gocë me flokë si mulate dhe me sy bojëqielli. Më dukej shumë e bukur,kaq e bukur sa kur rrija pranë saj më lëvizte lykthi nën gushë. Edhe doja ta kapërdija pështymën, edhe nuk mundesha. Por shkonim shumë mirë bashkë dhe ndjeheshim mirë me njëri-tjetrin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

-Do vish të bëjmë një xhiro, -më tha. -Mbrëmje e mërzitshme po më duket. Ikim?
Nuk e bëra fjalën dysh. Rrëmbeva pullovrin dhe nuk arrita të ngrihem vetë se më kapi prej dore dhe gati më hoqi zvarrë.
Jashtë ishte një ngrohtësi maji. Por mua m’u zu fryma nga vapa. Akoma Irena nuk ma kishte hequr dorën. Ecnim fiks si të porsa fejuar. Nga që shtëpinë e kisha pranë shkollës më vinte pak zor kur më shihnin plakat tek sofatet e shtëpive. Më njihnin e nesër do i broçkullisnin mamasë.

Kur dolëm në bulevard Irena ma lëshoi dorën.
-Do fle nga gjyshja sot, -më tha.
Dhe ia mbajti lart për nga Banka. Hymë te një rrugicë me ndriçim të dobët. Nata sapo kishte rënë. Ajo nxitonte dhe shihte tek çdo derë.
-Nuk po gjen shtëpinë e gjyshes?-e talla.
-Jo, jo, por po më pëlqen kjo shëtitje me ty. Kthehemi dhe njëherë në krye të rrugicës?
Nuk priti përgjigje. Atë natë i ramë disa herë poshtë e lart rrugicës me drita të dobëta.
Pas një ore më tha befas:
-Do shkoj te shtëpia ime, më shoqëron?
-Po.
U kthyem dhe ecëm sërish poshtë drejt stadiumit. Arritëm te shtëpia e saj. Ndaloi,më pa me dhembshuri,më fërkoi mjekrën e më puthi në faqe.
-Sa i mirë që je!

Kaq dhe iku. Mbylli derën. Ngela si kërcu e më pas drejtova trupin që më dukej si i ngrirë. Besoja se Irena ishte dashnorja ime. Doja t’ja thoja Cales, por ai e kishte shtëpinë larg, tek banesa ime nuk më shkohej. Andaj hyra në xhiron e bulevardit e më dukej sikur të gjithë e dinin se kisha zënë të dashur. M’u duk Korça qyteti më i bukur në botë. Atëhere e besova se Parisit i thoshin Korça e Madhe.

Kur vajta në shtëpi i gjeta top në gjumë. Kishte kaluar mesi i natës. U shtriva të flija, por veç përpëlitesha në divan. Vëllai ungëriu nga bezdia që po i jepte zhurma ime andaj mbylla sytë me zor. M’u duk sikur më erdhi Irena te koka e më urdhëroi: “Tani gjumë, shpejt!”

Sa u zgjova, rrëmbeva një copë bukë me vaj e kripë dhe vrap në klasë, tek Irena. Sa hyra pashë që isha i pari. Ndërkohë po dëgjoja në korridor zërin e saj dhe u fsheha pas derës që të bëja sikur e trembja. Ajo hyri bashkë me Olin. Dhe flisnin të dyja me zjarr:
-Nuk erdhi Klementi në vallzim?- e pyeste Oli.
-Jo, më gënjeu. Prita e prita pastaj mora Agimin dhe i shkova te shtëpia.
-Ti qenke i çmendur pas tij, moj korbë.
-E dua shumë, -fliste Irena. -Bile i shkova pesë herë pranë shtëpisë, por nuk guxova të trokisja. Më erdhi keq se lodha dhe Gimin.

Gati më ra damllaja. Doja të dilja përballe e t’i bërtisja, por këmbët sikur më ishin salduar në dysheme. Fat që erdhën nxënësit e tjerë e kur klasa gati u mbush shtyva derën dhe po bëja sikur po fshija dërrasën e zezë. Pastaj u ula tek banka në fund, vetëm fare. Edhe më qahej, edhe më qeshej, edhe …Nuk dija çfarë të bëja e si të sillesha me Irenën. Bota qenka e padrejtë i thosha vetes. Mbrëmë me dashnore,s ot fillikat, si xha Ndoni që s’ka fëmijë, i vdiq dhe e shoqja.

Në këtë tollovi më erdhi ndër mend ngushëllimi klasik, që i shkonte fiks episodit tim. Gjeta një patkua, tani kali më mungon. Ose humori i babait, antenë kemi, televizor do bleme ndonjë ditë.

Gjithsesi u ndjeva mirë për një natë. Jetova vetë i dytë, me të dashur të bukur e të mençur. Fati sigurisht ka projektuar tjetër gocë për mua, por më tregoi se do jetë si Irena, andaj na afroi bashkë për pak kohë. Që ëndërrat t’i kem për sy magjepsës e për flokë maramendës. Sa bukur kur dashuron qoftë dhe ca orë…

Etiketa: Agim XhafkadashuriKorçevallezim

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Riformatohet kabineti qeveritar në Maqedoni, Zaev: Po lëmë pas krizën politike

Riformatohet kabineti qeveritar në Maqedoni, Zaev: Po lëmë pas krizën politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com