Artistët që nuk mbrojnë teatrin meritojnë vërshëllimat e publikut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artistët që nuk mbrojnë teatrin meritojnë vërshëllimat e publikut

16:43 | 14/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Ergys mertiri

Nëse ka një gjë që e karakterizon në mënyrë të qenësishme Edi Ramën si politikan është epshi i papërmbajtshëm për pushtet.

Ai kërkon të shtjerë në dorë gjithëçka duke sunduar në çdo qelizë të kësaj shoqërie. Çdo hapësirë jete dhe veprimtarie jashtë sferës së tij të ndikimit bëhet e padurueshme për të. Kjo është në përputhje të plotë me natyrën e një politike totalitare. Ajo e shikon shoqërinë si veprën e vet dhe ndjen një nevojë të papërmbajtshme të ndërhyjë në çdo cep të jetës shoqërore.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Siç thotë një prej studiuesve më të rëndësishëm të totaltarizmit, Zigmund Bauman, vizioni totalitar e shikon politikën si aktin krijues të një piktori, ku shoqëria është telajo, në të cilën nuk mund të pranohet asnjë ndërhyrje tjetër jashtë projektit të artistit. Për këtë arsye, çdo burim tjetër pushteti, në sytë e tij është një njollë që prish veprën e tij të artit.

Pasi ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet e pavarura dhe kushtetuese, gjykatat, bizneset, mediat, shoqërinë civile, Rama i është turrur çdo institucioni që gjallon jashtë vullnetit të tij duke krijuar konflikte me akademinë, artin, sportin dhe gjithçka që pikon sadopak ndikim mbi publikun apo para. Lufta për teatrin është një shembull tipik që i përfshin të dyja, edhe pazaret financiare me oligarkët që kërkojnë të ndërtojnë kulla monstruoze në qendër të Tiranës, edhe nënshtrimin e plotë të artistëve nëpërmjet projektligjit mbi artin.

Nuk është se Rama nuk i ka në kontroll artistët. Shumë prej tyre, të cilët nuk janë parë në asnjë moment në protestë dhe të tjerë që e kanë braktisur qëndresën për të mbrojtur teatrin, janë njerëz të tij, që kanë përbaltur prej kohësh imazhin e tyre në fushatat elektorale të partisë në pushtet. Por kjo nuk mjafton. Ai nuk ngopet nga përdorimi i të tjerëve dhe nuk mjaftohet me shërbimet e tyre si partnerë apo klientë. Ai kërkon që të tjerët ti shërbejnë si skllevër në një marrëdhënie vertikale. Vetëm kështu kënaqet epshi i pushtetit. Projektligji për artin bën të mundur pikërisht këtë, nënshtrimin e plotë dhe pa kushte të artistëve, duke i dhënë në dorë rrogën, bukën dhe shpirtin e tyre.

Urretjtja e Edi Ramës për artistët është e hershme. Që kur erdhi në krye të Ministrisë së Kulturës në 98-n ai hyri në luftë me ta, duke e nisur me Teatrin e Operas dhe Baletit, ku artistët hynë në grevë urie për të mos pranuar nënshtrimin, me vendimin e tij për të emëruar drejtoreshë Zana Çelën. Teatri Kombëtar pati gjithashtu një betejë epike duke refuzuar projektin e tij për një teatër me kullë. Të parën e fitoi, duke u hakmarrë me heqjen nga puna të dirigjentit të orkestrës si dhe disa instrumentistë organizatorë të grevës, ndërsa tek e dyta nuk ia doli dot.

Sot, pasi ka riposhtëruar operan, duke i dërguar drejtoreshë, pas 20 vjetësh, pikërisht Zana Çelën, po poshtëron edhe teatrin, duke rikthyer projektin për prishjen e godinës, ku pritet të ndërtojë tashmë, jo një, por të paktën 6 kulla 20-30 katëshe.

Epshi i hakmarrjes duket i frikshëm. Pas dy dekadash, ai nuk harron të godasë, në të njëjtën brinjë, me të njëjtin faull. Shija e hakmarrjes, përzjerë me milionat e parave që mund të nxirren nga ajo copë tokë e pakafshuar në zemër të Tiranës, bëhen të papërmbajtshme.

Vetë rikthimi i të njëjtit konflikt, në kushte më favorizuese pushtetin, tregon se ky vend ka pësuar një regres të madh në raport me lirinë. Kjo tregon se ky pushtet është sot më i dhunshëm se dy dekada më parë, gjë që përbën një lajm të keq për demokracinë. Dhe kjo është bërë e mundur, jo pse njerëzit sot janë më pak të sensibilizuar për këto probleme, por se komuniteti i artistëve është korruptuar.

Mosprania në protestë e shumë prej aktorëve të këtij institucioni, madje edhe të shumë prej atyre që kanë një jetë që luajnë aty dhe madje edhe kanë qenë barrierë e pakalueshme në përballjen e parë me të, tregon se shumë prej tyre e kanë shitur shpirtin tashmë tek pushteti.

Ky realitet tregon se ata artistë që pranojnë të përdhunohen në këtë mënyrë nga qeveria nuk e meritojnë këtë status. Në përgjithësi, natyra e artistit është e tillë që e shtyn të jetë në konflikt me pushtetin, edhe kur ai është jo i keq. Të ngrohesh në prehërin e një pushteti si ky, është vërtetë një turp për njerëz që pretendojnë të jenë ndërgjegjia e publikut. Për këtë arsye, mund ta themi pa asnjë drojë se ata artistë që nuk i bashkohen rezistencës për të mbrojtur teatrin meritojnë vetëm vërshëllimat dhe kurrë duartrokitjet e publikut.

Etiketa: artisteedi ramaergys mertiriteatri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Demonstratat në Shkodër, Edi Rama anullon vizitën (film + live)

Demonstratat në Shkodër, Edi Rama anullon vizitën (film + live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com