Një karikaturë e Artan Shkrelit dhe Artan Lames me gojën e kyçur me dry, pas heshtjes rreth debatit për teatrin, është pamja me të cilën Ylli Manjani ka zgjedhur të përshëndesë dy miqtë.
“Përshëndes dy miqtë e mi, me të cilët themeluam shoqatën e Trashëgimisë Kulturore. I kemi bërë namin ish Kryetarit të Bashkisë Edi Rama për një shatërvan te Parlamenti, i cili u rivendos megjithatë. Sot, shihni e shkruani! E ka qarë Kapexhiu!”, shkruan ish-ministri.